LDK ironizon me Haradinajn: Politika bëhet me lexim, jo me ushtrime fizike

Politika

LDK ironizon me Haradinajn: Politika bëhet me lexim, jo me ushtrime fizike

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 00:18
Isa Mustafa & Ramush Haradinaj

Edhe pse jo drejtpëdrejt, LDK-ja përmes një komunikate thekson se “disa njerëz, pa legjitimitet qytetar, pa bagazh intelektual e pa dije të mjaftueshme, me një fjalë mediokër, në faza të caktuara, për shkak të rrethanave të arsyeshme kanë arritur t’i shijojnë disa poste publike të larta”.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas deklaratave të fundit të Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se Isa Mustafa nuk njëri i duhur për pozitën e kryeministrit.

Edhe pse jo drejtpëdrejt, LDK-ja përmes një komunikate thekson se “disa njerëz, pa legjitimitet qytetar, pa bagazh intelektual e pa dije të mjaftueshme, me një fjalë mediokër, në faza të caktuara, për shkak të rrethanave të arsyeshme kanë arritur t’i shijojnë disa poste publike të larta”.

Sipas partisë së Isa Mustafës, “ata pastaj, i kanë vendosur vetes caqe të cilat nuk i meritojnë dhe nuk kanë kapacitet t’i arrijnë”.

“Ndërkaq, sot, na mbajnë ligjërata se kush ku s’duhet të jetë! Legjitimiteti nuk fitohet me muskuj barku e shpine, me ofendime dhe duke kopjuar shembujt e këqij në politikë. Politika moderne konceptohet si arenë e njerëzve që e kalojnë jetën me lexim e veprimtari mendore, e jo e atyre që janë të fokusuar ekskluzivisht në ushtrime fizike e trupore”, thekson LDK-ja.

Ka një kohë të gjatë që AAK-ja dhe LDK-ja janë në “luftë” deklaratash, prandaj edhe përplasja e sotme tregon se gjakrat nuk janë ulur fare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat