Arifi: LDK e ruajti kishën e Arkanit në Prishtinë, Pali e shkatërroj në Gjakovë

Politika

Arifi: LDK e ruajti kishën e Arkanit në Prishtinë, Pali e shkatërroj në Gjakovë

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 20:20
Avni Arifi

“A e ka shkatërruar Pal Lekaj Trashëgimin Kulturore në Gjakovë??? LDK po i referohet kishës ortodokse serbe në Gjakovë e cila është ndërtuar para lufte me bekimin e Arkanit por që gjatë luftës ishe shndërruar në gërmadha”, ka shkruar Arifi në llogarinë e tij në Facebook.

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Avni Arifi është përfshirë në debatin ndërmjet Pal Lekajt dhe LDK-së/Isa Mustafës.

Sot, gjatë tërë ditës, fillimisht kryeministri Isa Mustafa ka thënë se ata që janë kundër demarkacionit me Malin e Zi duhet të kontrollohen të mjeku, e më pas kanë vazhduar përgjigjet e Lekaj, si dhe një kundër-reagim i LDK-së.

“A e ka shkatërruar Pal Lekaj Trashëgimin Kulturore në Gjakovë??? LDK po i referohet kishës ortodokse serbe në Gjakovë e cila është ndërtuar para lufte me bekimin e Arkanit por që gjatë luftës ishe shndërruar në gërmadha”, ka shkruar Arifi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, sa ishte LDK në pushtet (2001-2007) zyrtarët e saj nuk kanë guxuar as që të afrohen te ato gërmadha (si në Prishtinë tek Biblioteka).

“Pali i largoi ato gërmadha dhe ndërtoj park të bukur. Nëse po mendojnë LDK se kësisoj Pali ka shkatërruar trashëgimin kulturore sepse nuk e ka ruajtur kishën e Arkanit siç e ruajti Isa dhe LDK kishën ortodokse në Prishtinë atëherë ju LDK jeni shembull i …”, ka shkruar Arifi në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat