Të frikësuar nga akuzat dhe hetimet

Politika

Të frikësuar nga akuzat dhe hetimet

Ridvan Emini Nga Ridvan Emini Më 25 gusht 2016 Në ora: 16:20
ilustrim

Elita politike, zvarrit qëllimshëm funksionimin e Gjykatës Speciale 

“Të dyja taboreve po iu konvenon zvarritja e funksionalizimit të gjykatës speciale, kurse për këtë po shfrytëzojnë në mënyrë shumë perfide temat si ajo e demarkacionit e më vonë do të pasoj edhe ajo e asociacionit, me anë të së cilave po paralizojnë punën e Kuvendit të Kosovës, dhe përqendrimin e opinionit publik në temat e tjera përveç demarkacionit dhe asociacionit” , ka thënë politologu Mentor Tahiri

Funksionimi i Gjykatës Speciale ishte paraparë që të bëhet kohë më parë. Kuvendi i Kosovës kishte aprovuar ligjet me një debat me shumë kundërshtime, mirëpo themelimi i Gjykatës Speciale ishte bërë në përputhje të plotë me sistemin ligjor të Kosovës. Ndërsa funksionalizimi i saj ishte paraparë që të bëhet me 15 shtator të vitit të kaluar, por se një gjë e tillë jo vetëm që nuk u bë, ajo një vit pas duket se është edhe më larg funksionimit. Situata politike në vend e krijuar nga pozita dhe opozita, e cila prodhoj trazira dhe bllokadë të Kuvendit të Kosovës dhe shpikja e problemeve të paqena ka bërë që funksionimi i Gjykatës Speciale të mos bëhet i mundur sikurse edhe shndërrimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Kjo, situatë politike në vend, duket se është bërë qëllimshëm sikurse nga pozita po ashtu edhe nga opozita, vetëm e vetëm që ky proces të shtyhet sa më gjatë, në mënyrë që individë të caktuar brenda këtyre partive politike t’i ‘ikin’ sa më larg një procesi të mundshëm ndaj tyre nga po kjo gjykatë.

Rastet me të cilat do të merret Gjykata Speciale

Sa i përket rasteve me të cilat do të merret Gjykata Speciale ka spekulime të shumta, por ato janë të ndryshme lidhur me spektrin e rasteve me të cilat do të merret kjo gjykatë. Kurse gjërat disi janë të përgjithësuara, së paku nëse i referohemi ligjeve rreth gjykatës, por, pikërisht kjo mund të jetë ai elementi befasues dhe i paparashikueshëm. Përgjithësisht, shumica parlamentare e ndërlidh punën e Gjykatës Speciale me luftën e UÇK-së, duke pretenduar se gjykata do të dëshmojë që lufta ishte e pastër. Se çdo gjë është përpjekur të lidhet me UÇK-në, flet edhe fryma e përmbajtjes së dy ligjeve të aprovuara nga deputetët.   Gazeta “Bota Sot”, ka kërkuar mendimin si nga pozita po ashtu edhe nga opozita lidhur me vonesat për sa i përket funksionalizimit të Gjykatës Speciale, mirëpo nuk ka marrë ndonjë përgjigje.  Kurse politologu z.Mentor Tahiri është shprehur për gazetën, se zvarritja e funksionimit të Gjykatës Speciale ka qenë e pritshme për faktin se subjektet politike janë të vetëdijshme për pasojat reale që kjo gjykatë mund të ju sjell atyre në aspektin kadrovik: “Ka qenë plotësisht e pritshme që të tentohet zvarritja e funksionalizimit të Gjykatës Speciale, ngase subjektet politike janë të vetëdijshme për pasojat që kjo gjykatë do të sjellë për ta. Në këtë mënyrë ka një përpjekje që të gjendet ndonjë hapësirë e mundshme kompromisi lidhur me disa individ të rëndësishëm në politikën kosovare, respektivisht ka një tentim që këta individ të paraqiten si persona të rëndësishëm pa të cilët autoriteti politik në vend do të jetë i brishtë. Në këtë qasje nuk ka dallim mes pozitës dhe opozitës, pavarësisht deklarimeve zyrtare. Të dyja taboreve po iu konvenon zvarritja e funksionalizimit të gjykatës speciale, kurse për këtë po shfrytëzojnë në mënyrë shumë perfide temat si ajo e demarkacionit e më vonë do të pasojë edhe ajo e asociacionit, me anë të së cilave po paralizojnë punën e Kuvendit të Kosovës, dhe përqendrimin e opinionit publik në temat e tjera përveç demarkacionit dhe asociacionit.”

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat