Katër partitë, që dyshohet se i pret Gjykata Speciale

Politika

Katër partitë, që dyshohet se i pret Gjykata Speciale

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 shtator 2016 Në ora: 17:38
ilustrim

Reformat shtetëtore, peng i politikës së kalbur 

Sipas analistit, Xhevat Rexhaj,  në gjithë këtë luftë edhe rreth demarkacionit e të tjerave gjëra shihet qartë, se qëllimi është të lihet patatja e nxehtë në duar të LDK-së dhe dëmtimi i saj. “E njëjta ndodh edhe më çështje tjera esenciale për shtetin, sikur reforma kushtetuese edhe sa i përket zgjedhjes së drejtpërdrejtë për president. Në këto konstalacione politike, nuk do ketë reforma as për ligjin mbi partitë dhe zgjedhjet e as për presidentin, ngase problemi kryesor i 4 partive politike PDK-AAK-VV, e Nisma, është Gjykata Speciale”, ka thënë Rexhaj

Vendimet e mëdha  në interes të shtetit, si ndërtimi i Ushtrisë së Kosovës dhe  reforma Kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit të vendit, mbeten  peng i sjelljes destruktive, të listës serbe dhe inateve të pandershme politike mes pozitës dhe opozitës të cilat, assesi  nuk po arrijnë të gjejnë frymë konsensusi për interesat nacionale.  Analistët politikë, vlerësojnë se për ndërtimin e Ushtrisë së Kosovës, përgjegjësia fillon nga politikanët shqiptarë dhe jo nga lista Serbe, sepse mos zhvillimi i një vendi nuk varet nga minoritetet.  Sipas tyre, politika e Kosovës, nuk po gjen rrugën e funksionalitetit demokratik mbështetur në pajtimet perëndimore, madje ndihet edhe në pafuqi, për të përballuar përgjegjësitë. Ata pohojnë, se situatat e ndryshme politike në Kosovë vijnë edhe si rrjedhojë e referencave të gabuara që ka opozita politike në raport me shtetin demokratik. Kushtrim Kadriu politolog ka thënë, se në këtë rast i gjithë faji është tek lidershipi i Kosovës, i cili i dha krahët serbëve, që të mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan në Kosovë me vende të falura në parlament e duke dërguar në Kuvend pa votë serbët dhe minoritetet e tjera. “Duhen bërë ndryshimet kushtetuese në Kosovë dhe njëherësh duhet hequr e drejta e vendeve të garantuara dhe pastaj duhet krijuar ushtria e Kosovës dhe kalimi i ligjeve të tjera, të cilat po i pengojnë serbët, deputetë me vota të falura”, ka thënë Kadriu.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat