Presidenti Thaçi mban tre zyrtarë, ilegalisht në ambasada

Politika

Presidenti Thaçi mban tre zyrtarë, ilegalisht në ambasada

Nga: Diana Bunjaku Më: 20 shtator 2016 Në ora: 16:34
Hashim Thaçi

Diplomacia e jashtme është 90% pronë private e PDK-së

Edhe   pse ka kaluar afati i kthimit në vendimet e protokoluara për  zyrtarët Labinot Hoxhaj, Valon Krasniqi e Haxhi Bajraktari, ndërkohë asnjë vendim nuk është pranuar nga Presidenca dhe kështu, këta persona vazhdojnë të qëndrojnë ilegalisht në ambasada (me grada ministër-këshilltar me pagë mujore afër 3000 euro). Thënë ndryshe, Presidenca,  po mban në punë, zyrtarë të cilët janë shkarkuar nga Ministri i Jashtëm, të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë ilegalisht në ambasada.

Nepotizmi familjar e partiak është kthyer në normë, pothuajse në të gjitha institucionet e Kosovës. Madje kjo mënyrë e të punësuarit, po praktikohet edhe në kundërshtim me ligjet në fuqi. Në, këtë mënyrë, sipas një denoncimi të mbërritur në gazetën “Bota sot”,   edhe  pse ka kaluar afati i kthimit në vendimet e protokoluara për  zyrtarët Labinot Hoxhaj, Valon Krasniqi e Haxhi Bajraktari, ndërkohë asnjë vendim nuk është pranuar nga Presidenca dhe kështu, këta persona vazhdojnë të qëndrojnë ilegalisht në ambasada (me grada ministër-këshilltar me pagë mujore afër 3000E). Thënë ndryshe, Presidenca,  po mban në punë, zyrtarë të cilët janë shkarkuar nga Ministri i Jashtëm të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë ilegalisht në ambasada. Në këto rrethana, analistët politike vlerësojnë, se Presidenti i Republikës duhet të jetë në lartësinë e detyrës dhe nuk mund të jetë indiferent ndaj veprimeve të ministrit të jashtëm.  Sipas tyre, presidenti Thaçi duhet të jetë vendimmarrës i përputhur me ndërgjegjen e tij në raport me shërbimin ndaj kombit dhe brenda kufijve kohorë të arsyes.  Ata pohojnë se Ministria e Punëve të Jashtme vazhdon të jetë kompani për punësim familjar dhe militantantëve partiak.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat