Ministrat nuk e duan, ligjin për Qeverinë!

Politika

Ministrat nuk e duan, ligjin për Qeverinë!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 18 tetor 2016 Në ora: 17:02
Ministrat

Të gjithë ankohen për shpenzime nga institucionet shtetërore, përfshirë këtu edhe Qeverinë. Organizatat joqeveritare dhe mediat lëshojnë alarminm, se po abuzohet me paratë e taksapaguesve, mirëpo siç thuhet rëndom, çudia tre ditë zgjat e më pas harrohet. Dihet se formimi i Qeverisë, bëhet në bazë të interesave partiake dhe të koalicioneve. Në këtë mënyrë sipas marrëveshjes paraprake, të gjithë duan pjesën e tyre, ministër, zëvëndëministër apo diçka tjetër.

Derisa nuk ka një ligj për Qeverinë, kjo situatë nuk ka shpresë të ndryshojë as në të ardhmen, pavarësisht vullnetit të mirë të kryeministrit Isa Mustafa, apo të ndonjë zyrtari tjetër të Qeverisë apo opozitës, që kërkon shkurtimin e numrit të ministrive. Pak kohë më parë edhe shefi i kabinetit të Kryeministrit të Kosovës,

Sokol Havolli, pati përmendur Ligjin për Qeverinë dhe efektet pozitive që prodhon ky ligj në praktikë. Sipas të njëjtit, Ligji për Qeverinë e Kosovës mund të sjellë zvogëlim të ministrive në Qeverinë e Kosovës.

Riformatimi i Qeverisë, sipas Havollit do të jetë për mbushjen e vendeve që kanë mbetur të zbrazëta, por që do të ketë edhe një vlerësim performancën. “Në bashkëpunim me partnerin e koalicionit do të bëhet një vlerësim i performancës në vazhdimësi dhe deri në Ligjin për Qeverinë do të ketë gjasa edhe për zvogëlimin e ministrive”, ka thënë Havolli në një emision televiziv.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat