Kush do ta blejë postin e Ministrit të Integrimeve?

Politika

Kush do ta blejë postin e Ministrit të Integrimeve?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 31 tetor 2016 Në ora: 17:18
ilustrim

Heshturazi, por me ndërgjegjje  të plotë, nuk është e cuditshme që në Kosovë, postet  ministrore të nxirren në shitje. Përderisa ka politikanë që shiten dhe blihen, vetëm për të prekur karrigen e ministrit, dhe për ta parë Kosovën nga dritaret e ndonjë ministrie, ky proces, nëse mund ta quajmë kështu, tashmë është realitet. Që në fillim të muajit shtator, Bekim Çollaku është larguar nga pozicioni i Ministrit të Integrimeve për t’u bërë pjesë e Presidencës. Sipas njohësve të çështjeve politike, por edhe sipas disa deputetëve opozitarë, largimi i tij nga Ministria e Integrimeve erdhi pas dështimeve të njëpasnjëshme, që mbajnë firmën e Çollakut.

Mirëpo vetë ky i fundit, e ka mohuar këtë variant. “Nuk po largohem si njeri që nuk i kam plotësuar objektivat sepse dy nga ato janë plotësuar. ,1 MSA dhe 2, përfundimi i plotë i procesit të liberalizimit. Unë pjesën e parë e kam përfunduar ndërsa pjesa e dytë e kriterit nuk është në kompetencën time që është ratifikimi i demarkacionit. Unë po largohem nga kjo pozitë e po shkoj në një institucion tjetër që do të jap kontribut më të madh. Edhe pse pozita do të jetë ndryshe e do të jem vetëm një nga këshilltarët e presidentit, kontributi do të jetë edhe më i madh. 

Gjithmonë kam thënë që nuk do të largohem pa u përmbushur të gjitha kriteret. Jam i bindur që nëse Kuvendi i jep përgjigje sfidës së vetme që ka mbetur, e që është miratimi i demarkacionit, qytetarët e Kosovës deri në fund të vitit do të lëvizin lirshëm. Po largohem sepse më ka kapluar një dozë zhgënjimi. Nuk mundëm të rri e të mos bëj asgjë deri sa të bindet Bashkimi Evropian e derisa Parlamenti i Kosovës të bëjë hapa para për demarkacionin ”,  është justifikuar,  më herët ish  ministri, Bekim Çollaku.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat