Të inkriminuarit mbajnë në këmbë, partitë politike

Politika

Të inkriminuarit mbajnë në këmbë, partitë politike

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 30 nëntor 2016 Në ora: 16:50
Ilustrim nga Bota sot

“Ato duhet të pastrohen nga elementë të inkriminuar. Shumë parti në Kosovë funksionojnë më shumë si grupe të organizuara parapolitike, sesa si subjekte politike çfarë duhet të jenë. Andaj, procesi i reformimit dhe spastrimit nga njerëz që janë të lidhur me krimin është i domosdoshëm”, ka thënë  Imer Mushkolaj. 

Në gjithë botën ka raste të krimit dhe korrupsionit brenda politikës, e këtu nuk përjashtohet as Kosova.  Shumë politikanë kanë pasur probleme me ligjin, akuza e dënime nga më të ndryshmet. 

Por, për tu ‘pastruar’ politika nga persona që janë të përfshirë në krime, duhet ndërmerren masa. Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se partitë politike kanë nevojë për reformë thelbësore dhe jo kozmetike. “Ato duhet të pastrohen nga elementë të inkriminuar.

Shumë parti në Kosovë funksionojnë më shumë si grupe të organizuara parapolitike, sesa si subjekte politike çfarë duhet të jenë. Andaj, procesi i reformimit dhe spastrimit nga njerëz që janë të lidhur me krimin është i domosdoshëm”, ka thënë Mushkolaj. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat