Ilir Meta priti Visar Ymerin dhe Albin Kurtin

Politika

Ilir Meta priti Visar Ymerin dhe Albin Kurtin

Më: 25 janar 2017 Në ora: 18:12
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ne takim me kryetarin kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe ish kryetarin e kësaj partie deputetin e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi një takim sot me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe ish kryetarin e kësaj partie deputetin e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit shqetësuese në Kosovë e në rajon, duke vënë theksin tek rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit ndërqeveritar e ndërparlamentar mes Shqipërisë e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehu shqetësimin e tij për rritjen e tensioneve gjatë kohëve të fundit në Kosovë, të cilat janë demonstruar përmes incidentit provokues të trenit, ndalimit të kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj në Francë si dhe përmes murit të ngritur në Mitrovicë. 

Kryetari i Kuvendit Meta theksoi në këtë drejtim rëndësinë e frymës së bashkëpunimit dhe dialogut konstruktiv mes të gjitha palëve për të prodhuar zgjidhje afatgjata që i shërbejnë stabilitetit të qëndrueshëm, paqes e sigurisë në Kosovë e në gjithë rajonin e Ballkanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat