Dialogu “rindez sherrin”, Pozitë- Opozitë

Politika

Dialogu “rindez sherrin”, Pozitë- Opozitë

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 26 janar 2017 Në ora: 16:29
Takimi në Bruksel

Pas takimit të së martës në Bruksel ndërmjet presidentëve dhe kryeministrave, të të dyjave vendeve, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se dialogu ka arritur në fazën finale duke theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes.  Mirëpo, kështu nuk mendojnë subjektet politike opozitare, të cilat po shprehen kundër dialogut.

Ndonëse shumica prej marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk po gjejnë ende zbatim në praktikë, krerët e shtetit të Kosovës, kanë deklaruar se dialogut po i vjen fundi.  Pas takimit të së martës në Bruksel ndërmjet presidentëve dhe kryeministrave, të të dyjave vendeve, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se dialogu ka arritur në fazën finale duke theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes. 

Mirëpo, kështu nuk mendojnë subjektet politike opozitare, të cilat po shprehen kundër dialogut. Donika Kadaj Bujupi, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se dialogu është jo parimor dhe i pabarabartë.  “Është dialog pa parime dhe i pabarabartë. Ne do të ishim vetëm për një dialog principial, ku Serbia dhe Kosova janë të barabarta. Edhe po të ishte dialog i barabartë, këta politikanë janë të padijshëm, të paaftë dhe të shantazhuar.

Prej këtyre Kosova nuk përfiton dot asgjë në politike të jashtme”, ka thënë Kadaj Bujupi për “Bota sot”. Më tej, Kadaj Bujupi, pjesëmarrjen e Presidentit Thaçi në dialog e ka quajtur si përpjekje për të marr rrol me qëllim që të pozicionohet politikisht.  “Pra, është dialog pa parime, me njerëz në krye të këtij dialogu joparimor dhe është një përpjekje që nëpërmjet këtij formati të ri, të marrë përgjegjësi Thaçi i cili është, përgjegjësi kryesor për dëmet në të kaluarën në mënyrë që të mbes një faktor politik pra   përpjekje që të marrë rol me qëllim që të ripozicionohet politikisht, dhe në njëfarë forme të mbijetojë përmes koncesioneve të reja në dëm të Kosovës në të mirë të Serbisë”, ka deklaruar Kadaj Bujupi.  Ajo ka përsëritur, se si opozitë janë kundër një forme të tillë të dialogut edhe për shkak të kërcënimeve të Serbisë.   

“Vrapi për t`u ulur në një tavolinë bisedimesh me ata të cilët jo më shumë se një javë më parë na kërcënuan se do të vinë dhe do të luftojnë, pra ju kujtohet deklarata e Nikoliqit, flet për një sjellje nënshtruese dhe servilizuese nga ana e këtyre dy zyrtarëve të Kosovës, Mustafës dhe Thaçit, të cilët në vend se të ushtrojnë reciprocitet në raport me Serbinë. Pas këtyre ngjarjeve e shpërblyen Serbinë, duke e ulur në tryezë të bisedimeve me ata të cilët i prijnë krimeve të shumta edhe në të kaluarën. Krime për të cilat nuk kërkuan falje dhe i përsëritën ato deklarativisht edhe javën e kaluar”, ka thënë ajo.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat