Pas “kërcënimit” të BE –së, partitë politike tregojnë financat

Politika

Pas “kërcënimit” të BE –së, partitë politike tregojnë financat

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 27 janar 2017 Në ora: 17:25
ilustrim

Partitë  politike në Kosovë, kanë bërë të pamundurën për ta mbjtur sekret, mënyrën se si financohen dhe se nga kush financohen. Ndër vite, nëpërmjet raporteve të ndryshme, vendore ose jo, nëpërmjet hulumtimeve , është thënë, se disa parti politike financohen nga nëntoka. Thënë ndryshe, kanë përdorur logon e partisë për pastrim parash, apo për kthime favoresh e nderesh, bizneseve që i kanë financuar. 

Sipas Ligjit për financimin e partive politike, burimet financiare dhe materiale të subjekteve politike përbëhen nga financimi publik përmes Buxhetit të Republikës së Kosovës. Shuma e mjeteve buxhetore, dedikuar fondit për mbështetjen e subjekteve politike, nuk mund të kalojë 0,17 për qind të Buxhetit të Kosovës dhe donacionet e tjera. Po ndryshe thotë ligji, e ndryshe realiteti i errësirës financiare të partive të politike.

Në deklarata për mediat, përfaqësuesit e partive politike, mohojnë të jenë jotransparentë, pasi sipas tyre,pasqyrat financiare, ia kanë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mirëpo, në asnjë ligj, nuk thuhet që të njëjtat pasqyra financiare duhen mbajtur diskrete, për më tepër ligji kërkon publikimin  e tyre.  Pyetja shtrohet se çfarë kanë për të fshehur partitë politike nga  qytetarët?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat