Deda tregon kur del publikisht Alternativa e Re

Politika

Deda tregon kur del publikisht Alternativa e Re

Më: 27 janar 2017 Në ora: 18:38
Ilir Deda

Një nismë politike e quajtur si Alternativa e Re, pritet që të jetë tërësisht publike vetëm brenda pak javësh.

Këtë e ka deklaruar deputeti i pavarur Ilir Deda gjatë një interviste në emisionin Info Magazine, ku nuk ka pranuar t’i tregojë emrat e tjerë që do i ketë partia përveç atij të Mimoza Kusari Lilës, e cila tashmë e kishte bërë publike orientimin e saj.

Kush do të jenë njerëzit e alternativës do të shihet, s’mund t’i bëj unë publik ata.

Jemi në fazën e fundit dhe brenda pak javësh të gjitha do të jenë publike. Zyrat, deklaratat publike dhe njerëzit të cilët janë themelues të alternativës. Ka qenë një kohë e gjatë dhe e mundimshme, por i erdhëm në fund. Të gjitha sqarohen, është vetëm çështje javësh.

Deda po ashtu ka shtuar se Alternativa e Re, nuk do të jetë një lëvizje politike që do t’iu shërbejë individëve por se do të jenë pjesëtarët e saj ata që do i shërbejnë konceptit të alternativës.

“Ne kemi dashur që nga fillimi t’i ikim personalizimit të konceptit të ri politik për shkak se kjo politikë, na e ka degraduar politikën. Koncepti duhet të jetë gjithmonë më i gjerë se individët dhe individët duhet t’i shërbejnë këtij koncepti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat