Takime “urgjente” për Kosovën në Serbi

Politika

Takime “urgjente” për Kosovën në Serbi

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 13:57
Vuciq dhe Nikoliq

Vuçiq takohet me serbët nga Kosova, presidenti Nikoliq urgjentisht me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë pas raundit të ri të dialogut me Kosovën.

Siç është raportuar nga gazeta serbe, arsye e takimeve të Nikoliqit, ku merr pjesë edhe Marko Gjuriq, kreu i Zyrës për Kosovë, është “situata në Kosovë pas raundit të mbrëmshëm të negociatave në Bruksel".

Nikoliq është takuar më parë me Carla Robin Hershey, koordinatorje e re e Kombeve të Bashkuara në Serbi.

Deutsche Welle njoftoi se bisedimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel të mërkurën në mbrëmje "dështuan" dhe media serbe njoftoi gjithashtu se kryeministri, Aleksandar Vucic, do të ketë një takim urgjent në Rashkë me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Sipas agjencisë, "pala serbe po frikësohet se Prishtina nuk po heqë dorë nga ideja në rritje e sulmeve mbi serbët në veri të Kosovës".

Në të njëjtën kohë, Novosti raportoi se Vucic ka thirrur në mbledhjen edhe ministrin e Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat