Osmani, Abdixhiku dhe Pallaska në “Alternativa”?

Politika

Osmani, Abdixhiku dhe Pallaska në “Alternativa”?

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 21:24
Vjosa Osmani

“Alternativa” do të ndërtohet nga baza. Fillimisht do krijohen degët. Këtë për Rubikon e theksoi Ilir Deda, bashkëthemelues i “Alternativa”.

Në krah të saj, Mimoza Kusari Lila foli rreth mundësisë së bashkimit të Vjosa Osmanit.

“Ideja e Vjosës ka qenë reformimi i LDK-së nga brenda. Gjithmonë i ka dyert e hapura në “Alternativa”, ka thënë ajo.

Ndërsa, për mundësinë se drejtori i institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku do të jetë brenda këtij subjekti, ajo theksoi se ai nuk ishte i gatshëm të ishte pjesë e “Alternativa”.

Njëjtë thotë ajo edhe për avokatin Dastid Pallaskën.

Ndërsa, Deda thotë se do të kishte shumë dëshirë që Osmani të ishte krahas tyre sonte.

“Nëse sonte nuk është nuk do të thotë se nuk do të jetë nesër”, përfundoi Deda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat