Avokati i njohur tregon kur do të përfundoj ‘dashuria’ në mes PDK-së dhe LDK-së

Politika

Avokati i njohur tregon kur do të përfundoj ‘dashuria’ në mes PDK-së dhe LDK-së

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 22:10
Tomë Gashi

“Nuk mendoj qe Kosova nuk mundet me ba padi ndaj Serbise, madje presidenti i tashem Thaçi e kishte permendë ma heret kete gja”.

Keshtu ka thane avokati Tome Gashi ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum, tue komentue lajmin qe ka qarkullue se Shqipnia mundet me e ba nji padi ndaj Serbise.

Per kete lajm, Gashi thote se mendon qe asht ma shume si nji lloj sensibilizimi per neve qe me ba padi ndaj Serbise.

“Ne baze te se drejtes nderkombetare, Kosova ka te drejt me ngrite padi ndaj nji shteti qe e ka okupue dhe e ka luftue”, ka thane Gashi.

Tue fole per ndalimin e kryetarit te AAK’s, Ramush Haradinaj ne France, avokati Gashi ka thane se asht e habitshme qe Franca edhe pse e ka pranue menjihere pamvaresine e Kosoves ende po i zbaton urdhenarrestet e Serbise.

E, per Gjykaten Speciale, Gashi ka thane se me siguri qe kane me u akuzue personalitete te nalta politike, megjithese nuk ka emna konkretë.

“Ne baze te raportit te Dick Marty, dihen emnat e politikaneve kosovarë qe permenden aty”, shprehet Gashi.

Sa i perket akuzave per trafikime njerezore, Gashi mendon se nuk ka me mujt me u akuzue askush, sepse nuk jane gjete prova lidhun me keto akuza.

Ai ka thane se ne kuader te deshmive ne Gjykaten Speciale, ka pase dokumente nga PDK dhe LDK, kunder njana-tjetres,

Gashi e ka nji keshille per te akuzuemit potencialë qe me i marre avokatët ma te mire, sepse qysh thote ai “ata kane pare te mjaftueshme per kete”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat