Për mungesë të kuorumit shtyhet seanca

Politika

Për mungesë të kuorumit shtyhet seanca

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 11:23
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Kuvendi nisi punimet në seancën plenare pas pauzës, në të cilën shqyrtoj raportin e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës, por nuk pati kuorum për ta votuar edhe pse të gjitha Grupet Parlamentare e përkrahen këtë projektligj.

Mirëpo, seanca nuk vazhdoj punimet për sot sa i përket pikave tjera, sepse për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, duhen dy të tretat e deputeteve prezent.

Po ashtu edhe për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, u kërkua të jenë dy të tretat e deputetëve prezent.

Shumica e grupeve parlamentare kërkuan që mos të debatohet për këto dy pika pa pasur kuorum të mjaftueshëm, ngase kanë rëndësi për vendin.

Votimi i Projektligjit për Liritë Fetare, nuk mund të hedhet në votim, derisa të rikthehen në kuvend deputetët e Listës Serbe.

Haliti tha se vazhdimi i kësaj seance shtyhet për një afat të pacaktuar, ngase të enjten ka aktivitete për nder të nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe është seanca solemne.

Haliti: Projektligji për Liritë Fetare mbetet peng  i Listës Serbe

“Pika e njëzet është votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare, kjo duhet të hiqet prej rendit të ditës për shkak se nuk funksionon votimi, derisa të rikthehen deputetët serbë në Kuvend. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, këtu duhen dy të tretat e votave. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës Rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, edhe këtu duhen dy të tretat e votave”, tha Haliti. 

Në rend dite për votim ishte edhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera, zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave dhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb. 

Agjenda e reformave evropiane ngjallë debat të ashpër në Kuvend

Agjenda e Reformave Evropiane, e cila u miratua në Kuvendin e Kosovës, ka ngjallur debat të ashpër mes deputetëve në seancën e sotme, përcjellur me akuza të rënda për njëri tjetrin.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, e cila para deputetëve foli për agjendën e Kosovës për reformat evropiane, tha se me këtë po synohet të arrihen reforma ekonomike, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë.

Ahmeti: do ta shtyjmë procesin e aderimit në BE

“Qëllimi i ARE-së është që të shërbej si dokument formal në dialogun të nivelit të lartë politik mes Kosovës dhe BE-së, që do t’i shtyjë përpara zbatimin e MSA-së dhe reformat e tjera fondamentale që do ta shtyj procesin e aderimit të vendit në BE në një fazë më të avancuar të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe institucionale. Kjo synohet të arrihet duke i dhënë vëmendje më të lartë politike realizimit të reformave ekonomike, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e qeverisjes së mire”, tha ajo.

Nga ana tjetër, deputetja e VV-sëDonika Kadaj Bujupi tha se me zyrtarët e lartë institucional dhe me strukturën aktuale qeverisëse, nuk mund të pritet që agjendat e shkruar nga të huajt, do të sjellin ndonjë ndryshim substancial. Ajo tha se me këtë strukturë dhe mendësi politike, Kosova do të vazhdoj të jetë e mbyllur dhe shumë larg BE-së.

Bujupi: S’mund të flasin për reforma ata që jashtligjëm u japin djemve të vet tender

“Kryeministri Mustafa vazhdon t’u jap tender djemve për herë të dytë dhe kjo është në kundërshtim me ligjet e vendit por dhe në kundërshtim me praktikat e BE-së. Si mund të flas një kryeministër për reforma dhe të zotohet për reforma, ndërkohë që në mënyrë të jashtëligjshme t’i jep tender djemve të vet. Kryeministri që është kryetar i LDK-së tani e katër vite nuk e ka bërë publik raportin financiar të LDK-së dhe kjo është një nga pikat kyçe në të cilën flitet në këtë dokument dhe është një nga kriteret kryesore që kërkojnë një trajtim në të gjitha raportet e progresit që përsëriten vit pas viti….Janë emrua gjyqtar, prokuror dhe janë ngritur në detyrë kryesisht njerëz me dosje të përkushtuar në përndjekjen e opozitës….ka vazhduar politizimi i bordeve dhe ndërmarrjeve. Së fundi njerëz politik që iu hodh aktakuza pak ditë para emërimit, erdhi në krye të Shërbimit Inteligjen t të Kosovës. A është kjo reformë dhe a mund të flasim këtu për një zbatim të një agjende të dakorduar në maj të vitit 2016”, tha ajo,

Pas këtyre akuzave, ka reaguar shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së Ismet Beqiri. Ai i quajti shpifje të gjitha ato deputetja Bujupi tha për shefin e tij të partisë dhe kryeministrinë e vendit, ndërsa kërkoi që të mos deklarohen shpifje të tilla vetëm për benefite politike, duke i atakuar të tjerët.

Beqiri: Po thoni të pavërteta

“Dua me i thanë zonjës Kadajt mundet me hy ne web faqe dhe me i pa raportet financiare. Raportet rregullisht janë të dorëzuara në KQZ. Prandaj kjo është e pavërtetë. Asnjë herë nuk mund të nisni ndonjë fjalim pavarësisht pikave, pa tentua me shpif dhe njollos. Nuk është në rregull kësisoj. Unë kisha obligim në emër të LDK0së me thanë që kjo nuk qëndron. Sa i përket çështjes së z. Mustafa kryeministrit të gjithë e dimë që kryeministri nuk jep tender. Nuk jam ai që e mbroj zotin Mustafa sepse e mbron puna e tij. Por nëse ka dyshime, ka abuzime në këto punë janë organet kompetente, jo ne në kuptimin në tentimit të njollosjes së njerëzve ose bartësve të institucioneve”, tha ai.

Ndërkohë, ministria e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha se Kuvendi në përgjithësi dhe opozita në veçanti, duhet të njoh të arritur e Qeverisë dhe t’i përgëzojë ata në sukseset që njihen ndërkombëtarisht dhe që sjellin vlerësime në të mirën e qytetarëve dhe bizneseve të vendit

Bajrami: Është keq që këto të arritura s’po njihen nga të gjithë

“Sa i përket përmirësimit të mjedisit afarist tani më ndryshimet po njihen nga institucionet kredibile. Po njihen nga BB nga organizatat me renome, e cila në publikimin e sotëm për lirinë ekonomike rendit Kosovën në nivel botëror në poziten e 46 në botë, në Evropë në pozitën e 22 dhe në Ballkan në pozitën e 2-të. Në emër të qeverisë para dy ditëve kam marrë çmim në forumin botëror të investitorëve ‘engjëj’ në Stamboll si qeverisje e mirë në mbështetje të ndermarrësisë…Është shumë keq që këto të arritura nuk njihen nga të gjithë, por është tepër me rëndësi që këto të arritura njihen nga asociacionet e biznesit dhe gjitha bizneset në Kosovë. Nominimin në Forumin botërorë të investitorëve engjëj nuk e kishim bërë ne si qeveri, por rrjeti Kosovar i bizneseve engjëj. Nominimi për qeverinë më të mirë për këtë çmim ka ardhur nga sektori privat“, tha ajo.

Por deputetja Kadaj-Bujupi në replikë me ministren Bajrami tha se është e ‘pabesueshme’ se si ministrja nuk ka pasur frikë që t’u dal përpara bizneseve përderisa dihet se sa i kanë dëmtuar ata.

Bujupi: Çka i bëni ju bizneseve duhet me u tut me u taku me ta

“Kur ke qenë deputete ke pas një zë kundër këtyre veprimeve. Tash që je ministër je kthye në anën e kundërt. S’po di çka po ndodh! Ke thanë njëherë se je sakrifikua. Po më vjen keq, po tregona tash për 200 mijë vende pune. Mandej punën e djemve të kryeministrit. Ku po mbeten vendet tjera të punës… A jeni taku a s’jeni taku me biznesmenët, por kjo nuk është e arritur bre. Thua shumë shumë arritje e madhe me pas guxim me i taku njerëzit e biznesit tënd. Por kur ta këqyrsh edhe është e arritur, se çka i bëni ju atij biznesi duhet me u tut me u taku me ta masnej, se ua përplasin fytyrës një ditë të gjitha veprimet e juaja”, tha ajo.

E polemikat mes Bajramit dhe Kadajt nuk kishin të ndalur. Bajrami i tha deputetes Kadaj se ka ndryshuar ajo, meqë ka ndryshuar dhe partinë.

Bajrami: Ke ndryshuar ti, që e ndryshove dhe partinë

“nuk kam ndryshua në fakt asnjë fije. Ndoshta jeni ju ajo që keni ndryshua, duke ndryshua dhe partitë. Ato kritikat që i kam bërë kur kam qenë deputete, po i vë tash komplet në punë“, tha ajo.

Enver Hoti nga Nisma tha se e vërteta është krejt ndryshe, nga ajo që po e paraqet ministrja Bajrami.

Hoti: e vërteta është krejtësisht ndryshe

“Me të vërtetë ishte kënaqësi me dëgjua ministren duke paraqitur një sukses të Qeverisë. Por e vërteta është krejtësisht ndryshe”, tha ai

Kjo deklaratë e ka acaruar edhe më tej ministren Bajrami, e cila iu tha se retorikët e tilla pa fakte nuk do t’iu shiten më tek qytetarët.

Bajrami: Këto retorika nuk iu shiten më tek qytetarët

“Këto retorika ma besoni që është problem që të iu shiten edhe tek qytetarët. kjo qeverisje ajo qeverisje. Ky tender ai tender. Bëhuni konkret o zotni. Unë tregova me shifra, me numra me fakte, me raporte me institucione kredibile..Cila nuk është e vërtetë për ty. Ma thuaj cila nuk është e vërtetë dhe tani debatojmë. Mere dokumentin thuaj ministrja po gënjen”, tha ajo

E deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, nuk kurseu nga kritikat as ministren e sapo emëruar Mimoza Ahmetaj.

Haxhiu: Keni marrë një barrë të rëndë

“Ministre më vjen keq që sot është dita e parë e punës suaj dhe menjëherë e keni marrë një barrë shumë të rëndë, duke deklaruar dje përmes mediave se demarkacioni duhet të kaloj sa më parë… Ju jeni ministër e emëruar jo e zgjedhur nga populli. Prandaj në pozitën tuaj është mirë që të punoni në drejtimin e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, sepse investitorët ikin nga këtu…Uroj që vërtetë ta kryeni punën e ministres në interes të vendit dhe jo të thirreni në deklarata sa për të thënë”, tha ajo.

Pjesë e debatit në Kuvend ishin dhe deputeti nga radhët e VV-së Faton Topalli dhe Ismet Beqiri. Ky i fundit duke iu referuar fjalimit të deputetit Topalli tha se nuk donë që të merret me deputetët që tri ditë rrinë në Prishtinë e pjesën me tjetër të kohës e kalojnë jashtë vendit, e në Kosovë vijnë kalimthi për të shpërndarë patriotizëm.

Beqiri:S’merrem me ata që kalimthi shpërndajnë patriotizëm

“E kuptoj misionin e dashakëqijve, ngucakeqëve por po ashtu e kuptoj dhe nuk kam dëshirë fort me u marrë me ata që tri ditë janë në Prishtinë e një muaj në kurbet me pasaportë e tu i kontribua në mënyrë të zjarrtë Kosovës… Për dallim prej të tjerëve që shfrytëzojnë benefite në vende tjera dhe Kosovën e kanë kalimthi sa për të shpërndar ndonjë patriotizëm këtu”, tha ai.

Deputeti Topalli duke iu përgjigjur akuzave të Beqirit tha se ai i ka dy pasaporta, por jo dy fytyra si Beqiri.

Topalli: I kam dy pasaporta, por jo dy fytyra

“Në fakt unë i kam dy pasaporta, por jo dy fytyra si zoti Beqiri. S’kam përfitua asnjë banesë. Skam pas beneficion ndonjë banesë, siç e ka marrë zoti Beqiri”, tha ai.

Shefi i GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se auditori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Naim Ibrahimaj, është suspenduar nga detyra për shkak se ka zbuluar se në AKI-i janë keqpërdorur 246 mijë euro, dhe janë punësuar pa test dhe pa konkurs 8 persona. Ai tha se qeverisja s’ka të bëjë me vlerat evropiane, pasi ajo çka ka ndodh në AKI tregon se çka po ndodh në Kosovë me të vërtetë.

Konjufca: Pas keqpërdorimeve në AKI e shkarkuan drejtorin dhe suspenduan auditorin

“ Naim Ibrahimaj u suspendua sepse në AKI i ka zbuluar tri gjëra shumë të rrezikshme për këtë pushtet, për qeverisje të keqe. Çka paska zbulua ky Naim Ibrahimaj. Së pari ka zbuluar që në AKI janë keqpërdor 246 mijë euro. E ka shkruar një raport kofidencial, që e kanë pasur vetëm dy persona në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi. Ua ka dërgua të dyve, është raport 13 faqe me keqpërdorime të hollësishme brenda AKI-së. E para është faturë me 246 mijë euro keqpërdorime. E dyta, pra keqpërdorimi i dytë brenda AKI-së, është pranimi i 8 personave në AKI pa kurrfarë testi dhe konkursi. Do të kërkoja nga z. Ibrahimaj me publiku këtë raport mos me pas vetëm kryeministri dhe presidenti. Ta kenë krejt deputetët këtë raport. Kur e shohin kryeministri dhe presidenti çka paska ndodh në AKI, çfarë keqpërdorime të tmerrshme dhe që këto të nesërmen kanë me dal në publik, shkojnë dhe para se m e dal keqpërdorimet e shkarkojnë drejtorin e AKI-së Agron Selimaj”, tha ai.

E në mbrojtje të shefit të vet doli dhe deputetja Besa Gaxherri. Ajo tha se fëmijët e gjithsecilit prej tyre kanë të drejtë të punojnë.

Gaxherri: Edhe fëmijet tanë kanë të drejtë me punu

“U drejtuat dhe folët për tenderët e djemve të kryeministrit... Se spo du me u shndërrua në avokat të kurrkujt, por na tërë kemi fëmijë dhe fëmijët tanë, a thua vallë s’kanë të drejtë as me u shkollu as me u punësu, as në biznes privat a? Ata kanë një biznes privat para se me u ba baba i tyre kryeministër, e politikanë, dhe ata duhet me punua dhe janë të pavarur. Nuk e di pse ju duhet me u marrë me ta çdo ditë ose me fëmijët e mi, ose unë me fëmijët tuaj. Ju e keni një model shumë konkret çka kishit bërë në qeveri me qenë në komunën e Prishtinës”, tha ajo.

Deputeti i VV-së Glauk Konjufca, në replikë, i tha deputetes Gaxherri se ajo po flet sikur të ishte motra e Adem Grabovcit.

Konjufca: Besa si me qenë motra e Grabovcit

“Sa i përket Besa Gaxherit tash po e kuptoj më mirë, kjo si me qenë motra e Adem Grabovcit diqysh. Në kuptimin që Adem Grabovci pat dal, ky është mentaliteti qeverisës i tyre. Na nëse nuk iu ndihmojnë familjeve tona, nuk i punësojmë djemtë, e tezet e dajat tanë, kë kemi me e punësua në këtë shtet. Ky është mentaliteti i saj”, tha ai.

Duke iu përgjigjur akuzave për qeverisje në Prishtinë, Konjufca tha se ata do t’ua marrin banesat zyrtarëve të lartë të LDK-së, të cilat i kanë marrë kundërligjshëm dhe se ky do të jetë modeli i qeverisjes së tyre në Prishtinë.

Konjufca: Do t’ua marrim pasurinë e paligjshme

“Zyrtarë shumë të lartë të komunës së Prishtinës, banesat e dedikuara për raste sociale këta i keqpërdorin. Nuk kam argument tjetër më të plotë me tregu të vërtetën e qeverisjes së tyre në Prishtinë. Tash çka është e vërteta e lëvizjes së VV-së, këto banesa ka me ia marrë. Dhe uroj që kjo marrje e pasurisë së paligjshme mafioze, të shkoj deri në strukturat më të larta të qeverisë kur VV të vjen edhe në qeverisje qendrore. Ky do të jetë shembulli jonë përmes së cilit do të qeverisim. Njerëzit që e kanë dëmtuar dhe vjedh popullin, duhet me ia marrë pasurinë ”, tha Konjufca.

Vazhdon seanca e Kuvendit, akuza të ashpra pozitë-opozitë

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën, e cila mbrëmë i ndërpreu punimet për shkak të mungesës së kuorumit.

Pas mbështetjes në mënyrë unanime që iu dha ushtrisë së ardhshme nga deputetët, vazhdoi debati për disa projektligje, por nuk kishte kuorum për t’i votuar ato dhe kryeparlamentari u detyrua ta ndërpresë seancën, për të vazhduar sot.

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca e ka krahasuar deputeten e LDK-së Besa Gaxherri me deputetin e PDK-së Adem Grabovci. Ky krahasim i Konjufcës ka ardhur pasi që Gaxherri ka reaguar ndaj akuzave për djemtë e kryeministrit Isa Mustafa.

Gaxherri duke ia kthyer Konjufcës i tha atij se nëse ka dosje le t’i dërgon në Prokurori ndërkohë që tha se kur LDK-ja e merr komunën e Prishtinës do t’i kenë 120 dosje për shkeljet që ka bërë Vetëvendosja.

Gaxherri i del në mbrojtje kryeministrit

Deputetja e LDK-së Besa Gaxheri i del në mbrojtje shefit të saj të partisë, kryeministrit Isa Mustafa.

Duke iu përgjigjur akuzave të deputetit Glauk Konjufca me ç‘rast ia ka përmendur tenderët që Qeveria ia ka dhënë djemve të kryeministrit, Gaxherri ia ka përmendur atij punësimet në komunën e Prishtinës që sipas saj janë të jashtëligjshme.

Gaxherri tha se djemtë e kryeministrit Isa Mustafa kanë biznes privat dhe askush nuk ka nevojë të merret me fëmijët e askujt.

Beqiri dhe Topalli përplasen mes vete me fjalë

Derisa po shqyrtohet agjenda evropiane, nuk kanë munguar as akuzat e deputetëve ndaj njeri tjetrit. Ismet Beqiri, duke iu referuar fjalimit të deputetit Faton Topalli tha se nuk do që të merret me deputetët që tri ditë rrinë në Prishtinë, e pjesën më të madhe të kohës jashtë, e në Kosovë vijnë kalimthi për të shpërndarë patriotizëm.

“E kuptoj misionin e dashakëqijve. Nuk kam dëshirë fort me u marrë me ata që tri ditë janë në Prishtinë e 1 muaj në kurbet. Mirë është me qenë në Kosovë, me i përcjell zhvillimet. Për dallim prej të tjerëve që shfrytëzojnë benefite në vende tjera dhe Kosovën e kanë sa për të shpërndarë patriotizëm kalimthi”, tha ai.

E Topalli duke iu përgjigjur akuzave të Beqirit tha se ai i ka dy pasaporta, por jo dy fytyra si ai.

“Në fakt unë i kam dy pasaporta, por jo dy fytyra si z Beqiri. S’kam pas beneficion ndonjë banesë, siç e ka marrë zoti Beqiri. Nuk përfitoj nga buxheti më shumë se Beqiri. S’kam afërsi me kryeministrin, s’kam mundësi t’i jap tender askujt”, tha ai.

Agjenda për Reforma Evropiane me 22 prioritete

Kuvendi i Kosovës po shqyrton Agjendën për Reforma Evropiane, ku u tha se qëllimi i kësaj agjende është që të shërbej si dokument formal në dialogun mes Kosovës dhe BE-së, i cili do t’i shtyjë përpara reformat e MSA-së.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmeti, para deputetëve foli për agjendën për reforma evropiane.

“Agjendën për reforma evropiane, që është rezultat i përpjekjeve për zbatimin e reformave nga detyrimet që dalin nga MSA. Qëllimi i ARE-s është që të shërbej si dokument formal në dialogun mes Kosovës dhe BE-së,  që do t’i shtyjë përpara reformat e MSA-së.  Kjo synohet të arrihet duke i dhënë vëmendje politike reformave ekonomike, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë. Kemi pasur konsultime ku kemi një listë prej 22 prioriteteve që do të zbatohen deri në fund të vitit 2017”, tha ajo.

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi tha se me këta zyrtarë të lartë institucional, me këtë strukturë qeverisëse nuk mund të presim që agjendat që janë shkruar nga të huajt, do të sjellin ndonjë ndryshim substancial.

“Derisa kemi këtë strukturë, këtë mendësi politike Kosova do të vazhdoj të jetë e mbyllur dhe larg BE-së. Nëse e shihni dokumentin që është aprovuar përmbajtja parasheh tri pika qeverisje e mirë, sundimi i ligjit, është dakordim për zhvillim të agjendës evropiane të reformave. Pas këtij dakordimi dhe nxjerrjes së këtij dokumenti, Mustafa vazhdon t’u jap tender djemve për herë të dytë që është në kundërshtim me praktikat evropiane. Si mund të flas një kryeministër për reforma e në mënyrë të jashtëligjshme t’i jep tender djemve të tij. Qeveria e tërhiqi ligjin për pasurinë e paligjshme dhe në fund të 2016, Kosova u shpallë nga Transparency Internacional më e korruptuar në rajon, dhe LDK nuk i ka bërë publike raportet financiare. Cilat janë rezultatet e kësaj agjende, u pa në vitin 2016. Janë emëruar gjyqtarë, prokurorë dhe janë ngritur në detyrë njerëz me dosje. Në burg kanë vdekur njerëz të pafajshme , ka vazhduar politizimi i bordeve dhe ndërmarrjeve, a është kjo reformë dhe a mund të flasim për zbatim të një agjende, a përbëjnë këto veprime përkushtim për reforma. Tek klima për investimeve, përveç korrupsionit, problem kyç është dhe energjia. Ndërhyrja brutale në punësime pa kriter në shkollat e mesme dhe në UP, as nuk po ndalen dhe as nuk po adresohen, derisa po përjetohen nga partitë në pushtet si çështje elektorale’, tha ajo.

E në lidhje me këtë reagoi shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri. Ai i quajti shpifje të gjitha ato që u thanë nga Bujupi.

“Dua t’i them z. Kadajt mundet me hy ne web faqe dhe me i pa raportet financiare, kjo është e pavërtetë, asnjëherë nuk nisni fjalim pa tentu me shpif dhe njollos, në emër të LDK-së kjo nuk qëndron. kryeministri nuk jep tender, s’jam ai që e mbroj z. Mustafa, atë e mbron puna e tij. Nëse ka lëshime me këto nuk duhet me u marrë ne po organet kompetente, dhe jo me u mundu me i njollos. Nuk është mirë për çdo gjë vetëm me njollos dhe me etiketu. Ndoshta kjo se di qysh i kanë shpenzu paratë në VV dhe për mjetet që janë përdorë në protesta mund të mos ta dijë. Por me këto sende duhet të merren organet. Mos shpifni dhe mos mendoni që kjo iu bien benefite politike, duke i atakuar të tjerët”, tha ai.

Beqiri: Dërguti ka keqpërdor logon e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka reaguar ndaj deputetës së Vetëvendosjes, Aida Dërguti e cila ditë më parë ka dërguar një letër ITU-së për kodin telefonik.

Për këtë letër në të cilën thuhet se është përdor logoja e Kuvendit të Kosovëës, Beqiri thotë se është abuzuar me të.

“Është keqpërdorim i logës së Kuvendit, kjo temë është përfunduar dhe është dashur edhe ne ta kemi këtë letër në duar, është e drejt e deputetëve ta kenë mendimin e saj. Absolutisht nuk qëndron ajo që thoni se keni dërguar letër në emër të të 200 mijë nënshkrimeve sepse kur i mblodhët ju ato”, ka thënë Beqiri.

Ai akuzoi Vetëvendosjen se nuk munden t’ia inponojnë edhe atij mendimin me dhunë sikurse kanë bërë disa herë.

“Unë e them mendimin tim, ju tuajin sepse jeni mësuar me dhunë tua impononi mendimet e tjerve. Është keqpërdor dhe është mirë ta kemi atë shkresë edhe ne. Mendimi është i qartë se po abuzohet shpesh, ka mundur kjo punë të jetë në deklarim në një seanca tjetër. Përfundimisht po abuzohet me logot dhe adresimet në emër të kuvendi të kosovës”, ka përfunduar Beqiri.

Pajaziti-deputetes së Vetëvendosjes: E keqpërdore logon e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti ka reguar ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërguti. Kjo e fundit ka thënë në Kuvend se Edita Tahiri, ministre për Dialog, ka gënjyer për një letër që Dërguti i ka dërguar ITU-së për kodin telefonik.

Dërguti është shprehur se “Edita më tha që e kam keqpërdor logon e Kuvendit, ajo harron që unë jam nënkryetare e Kuvendit dhe më lejohet ta përdori”.

Lidhur me këtë, Zenun Pajaziti ka thënë se kodi është marrë dhe ITU është institucion që nuk e pyet asnjë deputet, por që kjo temë nuk duhet të diskutohet kur mungon ministrja për të cilën po flitet.

“ITU ka qenë një partnere në një proces të gjatë pas dialogimit ku ne e kemi përfituar një kod telefonik. Askush nuk ka të drejtë t`i përdorë nënshkrimet e qytetarëve për qëllime politike. Sot nuk ishte mirë të devijohej agjenda e kësaj seance dhe të devalvohet ajo që është arritur në vend. ITU nuk e pyet asnjë deputet, kodi është marrë dhe është mirë që kjo të mos keqpërdorej. Duhet të debatohet kur është prezent edhe ministrja”, është shprehur ai.

Dërguti: Edita Tahiri e gënjeu publikun, kodi telefonik cenon sigurinë kombëtare

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka reaguar ndaj publikimit të letrës së saj drejtuar ITU-së, nga ministrja për dialog Edita Tahiri.

Ajo e ka akuzuar ministren Tahiri që ka gënjyer, duke e akuzuar se njejtë gënjen edhe për procesin e Dialogut.

“Edita Tahiri me publikimin e letrës u përpoq ta gënjejë publikun, siç është mësuar të gënjejë për Dialogun”, u shpreh Dërguti.

Ajo kodin telefonik e cilësoi si cenim të sigurisë kombëtarë, duke shtuar se letra e dërguar nuk është në emër të Kuvendit por në emër të opozitës.

Aida Dërguti gjithashtu ka thënë se ITU-ja e sheh Kosovën si krahinë të Serbisë.

Seanca e Kuvendit të Kosovës (Drejtpërdrejt)

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën, e cila mbrëmë i ndërpreu punimet për shkak të mungesës së kuorumit.

Pas mbështetjes në mënyrë unanime që iu dha ushtrisë së ardhshme nga deputetët, vazhdoi debati për disa projektligje, por nuk kishte kuorum për t’i votuar ato dhe kryeparlamentari u detyrua ta ndërpresë seancën, për të vazhduar sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat