Të pavarur, por larg Evropës

Politika

Të pavarur, por larg Evropës

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 15 shkurt 2017 Në ora: 17:51
Flamuri i Kosovës

Përvjetori  i nëntë i pavarësisë e  ka gjetur Kosovën  larg dyerve të BE-së, si  pasojë e përplasjes mes politikës së brendshme, të cilët nuk kanë mundur të  gjejnë gjuhën e përbashkët. Demarkacioni, Asociacioni, luftimi i krimit të organizuar dhe  korrupsioni, marrëveshjet Kosovë-Serbi, janë disa nga kushtet që duhet të plotësojë Kosova për liberalizim të vizave.

Por, njëherësh këto janë çështjet, që kanë shkaktuar krizë politike, ndërsa kostoja bie mbi qytetarët, të cilët kanë mbetur të izoluar.  Raporti i PISA –s, është një nga dështimet e Kosovës, në këto nëntë vite. Politika e papjekur, njerëz të cilët në emër të luftës, kanë zënë postet shtetërore, duket se po e mbajnë peng të ardhmen e Kosovës. Institucionet, e kanë të vështirë të dekriminalizohen. Drejtësia, ka amnistuar ligjet, në të cilat duhet të thirret dhe është bërë totalisht e varur nga politika.

Përveçse ndonjë aktuakuzë, për ndonjë ish kryetarë Komune, nuk ka ndonjë veprim tjetër prokurorial për spastrimin e institucioneve nga të inkriminuarit.  Kjo është pak a  shumë panorama që të ofron Kosova, në vitin e nëntë të pavarësisë.

E pavarur dhe sovrane, në parim, por  e varur nga një politikë e inkriminuar dhe një nga shoqëri civile, e prodhuar nga klanet politike.   

Për interesa politike, klanore, personale, apo cilado qoftë arsyeja, Kosova ka ende shumë rrugë për të bërë drejt strukturave euroatlantike. Megjithatë, edhe sukseset nuk kanë munguar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat