Votimi i Demarkacionit, Qeveria tregon planin e saj

Politika

Votimi i Demarkacionit, Qeveria tregon planin e saj

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 18 shkurt 2017 Në ora: 14:57
Rrugë afër kufirit me Malin e Zi

Procesi i matjes së territorit të Kosovës, ka shtyrë procedimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e zi në Kuvendin e Kosovës. Këtë proces e kanë kundërshtuar subjektet politike opozitare të cilat nuk kanë pranuar të jenë pjesë e Komisionit të themeluar nga Qeveria i cili do të bëj matjen e territorit.  

Qeveria ka barë të ditur që pas gjetjeve të komisionit do a procedojë prapë në kuvend. Por, kundërshtimet që marrëveshjes për Demarkacionin i janë bërë edhe disa nga deputetët e pozitës, kanë vënë në dyshim arritjen e votave të koalicionit për votimin e saj. Për pasojë, mosmiratimi i marrëveshjes për Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, do t`i lë qytetarët pa liberalizim të vizave.

Ky është qëndrimi i Qeverisë, e cila vazhdon të këmbëngulë se miratimi i Demarkacionit me Malin e zi, është një nga kushtet që Kosova duhet ta plotësoj për të fituar liberalizimin e vizave.

Në pritje të gjetjeve të komisionit

Faton Abdullahu, Këshilltar politik i Kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se marrëveshja për Demarkacionin do të procedohet në Kuvend pas gjetjeve që do t`i nxjerrë Komisioni për matjen e territorit.

“Tani sikundër e dini kemi një proces të ri në kuadër të çështjes së demarkacionit, matjen e territorit të Kosovës. Komisioni i ekspertëve me të përfunduar këtë matje, do të dal me gjetjet që determinohen nga puna e profesionistëve të shumtë. Më pas Qeveria e Kosovës do ta riprocedoj demarkacionin në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Abdullahu për gazetën “Bota sot”.

Ai ka shprehur besimin se matja e kufirit do te shfrytëzohet në të mirë të interesave nacionale të Kosovës.

“Ne besojmë se kjo mundësi e mirë do të shfrytëzohet parimisht dhe drejtë nga të gjithë kuvendarët për të reflektuar gjithanshëm, në përputhje me vullnetin e tyre të lirë dhe me interesat nacionale të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe se ky proces do të përmbyllet me sukses”, ka përfunduar Abdullahu.

Propozimi i opozitës

Mirëpo, opozita ka një propozim tjetër sa i përket çështjes së Demarkacionit. Avni Arifi, zyrtar politik në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se si rrjedhojë e mos zgjidhjes, çështja e demarkacionit dërgohet në arbitrazh.

“Demarkacioni është shembull se si një Qeveri abuzon me një proces për të mbuluar paaftësitë e veta. Qe dy vite gati Qeveria nuk ishte e aftë të gjej zgjidhje. Shumë e lehtë është zgjidhja e kësaj çështje. Formohet komision i ri, rinegociohet dhe nëse nuk ka marrëveshje dërgohet në arbitrazh”, ka thënë Arifi.

Ai ka potencuar, se Demarkacioni i Kufirit me Malin e zi nuk është problem për vizat.

“Kosova po vuan për shkak të inatit personal të Ises dhe Thacit. Tek e fundit nëse për zgjedhjen e thacit president gjeten metoda për vota pse nuk gjetën për demarkacion. Demarkacioni nuk është problem për viza por qeveria Mustafa. Ne do të marrim vizat atëherë kur shkon kjo qeveri”, ka theksuar Arifi.

Demarkacioni rikthen problemet e njëjta

Ndërkaq, sipas analistit Islam Krasniqi,  Demarkacioni prapë do të sjell problemet e njëjta, sepse  qeveria  i ka refuzuar kërkesat e opozitës.

“Një veprim i tillë nuk mund të sjell zgjedhjen e duhur, një veprim të till e  kemi atakuar edhe  vitin që lamë pas”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Sipas tij, edhe viti 2017 do të rezultoj negativisht sa i përket lëvizjes së lirë. Sipas tij, Qeveria zgjodhi një komision i cili e  përkrahu punën e komisionit paraprak dhe se për këtë arsye nuk do të përkrahet nga opozita.

“Edhe ky vit do të rezultojë negativë lidhur më lëvizjen e lirë, sepse qeveria  më qellim i ka  injoruar  kërkesat e  opozitës, dhe  këto zgjedhje  nuk na  dërgon askund. Ajo zgjodhi një komision i cili e  përkrahu punën e komisionit paraprak, komision i cili sipas  shumë argumentesh kishte gabuar në matjen e territorit, ku opozita i kundërshtoj të dyja komisionet, sepse  i përkisnin partive  në pushtet, dhe ardhja e tij në parlament nuk do të ratifikohet, së mungon numrat, dhe mos  ratifikimi i kësaj marrëveshje  na mban të izoluar përsëri, duke na mohuar lëvizjen e lirë”, ka thënë Krasniqi./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat