Këta janë deputetët e Kuvendit të cilët do të kandidojnë për kryetarë komunash

Politika

Këta janë deputetët e Kuvendit të cilët do të kandidojnë për kryetarë komunash

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 19:00
Kuvendi i Kosovës

Zgjedhjet lokale tashmë po afrohen. Ndërsa në opinion vazhdimisht qarkullojnë emra për kryetar të komunave.

Garës për kryetar të komunave pritet t’i hyjnë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Tashmë dihet se deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit.

Nga kjo parti është edhe një deputet pretendent për kryetar komunë. Është ky deputeti Bali Muharremaj i cili do të kandidoj për kryetar të Suharekës.

E, në kryeqytet, Ismet Beqiri pritet të sfidojë kryetarin aktual Shpend Ahmeti. Ndonëse kandidatura e tij ende nuk është bërë publike, sipas burimeve të ‘Indeksonline’, Shefi i GP të LDK-së, po shihet si kandidatura më serioze brenda LDK-së për të konkurruar për kryetar të Prishtinës.

Garës për kryetar të Gjilanit pritet t’i hyjnë së paku tre deputetë. Gjithnjë sipas ketyre burimeve, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajazaiti pritet të jetë kandidat për kryetar të Gjilanit.

Kundërkandidat ai pritet t’a ketë deputetin Fatmir Rexhepi nga LDK dhe deputeten Besa Baftiu nga Vetëvendosje.

Komuna e Ferizajit si kandidat që është deputet në Kuvendin e Kosovës pritet ta ketë Agim Aliun nga Partia Demokratike e Kosovës.

E, Nisma për Kosovën pritet qe në Prizren të konkurroj me deputetin Zafir Berisha.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në vjeshtë të këtij viti, ndërsa opsion mbetet edhe organizimi i zgjedhjeve lokale dhe qendrore në pako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat