Haliti thotë se politikanët ‘atdhetarë’ mund t’i kushtojnë Kosovës

Politika

Haliti thotë se politikanët ‘atdhetarë’ mund t’i kushtojnë Kosovës

Më: 3 mars 2017 Në ora: 19:14
Xhavit Haliti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se politikanët ‘atdhetarë’ mund t’i kushtojnë Kosovës. Thotë se vendi duhet të ketë kujdes nga ndikimi rus. Sipas tij, shteti që drejtohet nga Vladimir Putin ka shtrirë ndikimin në forma të ndryshme në Ballkan, me tendenca destabilizuese.

“Rusia është duke u përzier në shumë çështje në Ballkan, por jo vetëm këtu. Ajo është bërë shqetësim edhe për SHBA’në edhe për BE’në. Sa i përket problemeve që kemi në Ballkan shihet pa shumë vështirësi që ajo ka ndikimin e saj në to. Nganjëherë të krijohet përshtypja që diçka po lëvizë në këtë drejtim edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni. Po ashtu është problematikë se një pjesë e mediave financohet nga fonde të dyshimta, dhe kjo gjë paraqet problem. Edhe tendencat e shteteve të ndryshme të BE’së për të ndjekur rrugën e Britanisë së Madhe janë shqetësuese”, tha ai në Info Magazine.

Haliti më tutje ka theksuar se kujdes të veçantë duhet të tregojë klasa politike, që të mos bie pre e intrigave të ndryshme të shërbimeve të huaja armiqësore në Kosovë.

“Edhe partitë politike në Kosovë duhet të jenë të kujdesshme dhe sa i  përket rrugës për anëtarësim në Bashkimin Europian duhet të jemi bashkë. Ka profile të ndryshme të politikanëve që në emër të atdhetarizmit bëjnë gabime që mund t’i kushtojnë Kosovës”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat