Molliqaj pyet se si u përmbush kriteri i korrupsionit kur Grabovci ende është i lirë

Politika

Molliqaj pyet se si u përmbush kriteri i korrupsionit kur Grabovci ende është i lirë

Më: 4 mars 2017 Në ora: 18:29
Dardan Molliqaj

Zyrtari i VV’së, Dardan Molliqaj, ka thënë se si Frederica Mogherini thotë se po luftohet korrupsioni kurse Adem Grabovci ështe ende i lirë.

Tutje Molliqaj ka thënë se Kosova nuk ka tokë për të falur.

Këtë status Molliqaj e ka shkruar në Facebook pas vizitës së Përfaqësueses së Lartë të BE’së, Frederica Mogherini, e cila u mundua ta bindë pozitën dhe opozitën për ta votuar demarkacionin.

Molliqaj shkruan:

Kur qenka përmbushë kriteri për luftimin e korrupsionit!?

Sipas raportit të Transparency International të vitit të kaluar, Kosova rënditet në vendin e 95 sa i përket luftimit të korrupsionit.

Kryeministri ende vazhdon me ju jep tendera djemve të tij.

Mbi 60 dosje në prokurori për korrupsionin e qeverisjes së kryeministrit aktual në Komunën e Prishtinës asnjëherë nuk u trajtuan.

Adem Grabovci, edhe pse ka qindra fakte për krim e korrupsion, ende është i lirë.

Policia është e kriminalizuar dhe e kapur nga pushtetarët kriminelë. Gjykatat poashtu.

Për tu punësuar në institucione publike, kusht është afërsia me partitë në pushtet.

E Mogherini vjen e na thotë korrupsioni po luftohet, nëse doni liberalizim të vizave duhet t'i falni edhe 8000 hektarë tokë.

Jo faleminderit! Nuk kemi tokë për të falur!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat