Lekaj tregon a do ta votojë AAK-ja Ligjin për transferimin e FSK-së në Ushtri

Politika

Lekaj tregon a do ta votojë AAK-ja Ligjin për transferimin e FSK-së në Ushtri

Më: 7 mars 2017 Në ora: 14:24
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj për transferimin e FSK-në në Ushtri ka thënë se partia e tij e mbështet formimin e Ushtrisë. Lekaj ka thënë se AAK-ja do të fokusohet më shumë në përmbajtje të ligjit

“Sa i përket ligjit për FSK-në, Aleanca më tepër do të fokusohet në përmbajtje të tekstit dhe ligjit dhe nëse shihet që me të vërtetë i atribuohet gjithë fushe veprimtarisë së një ushtrie të mirëfilltë, ne do ta përkrahim”, ka thënë Lekaj për MEDIAT..

Lekaj ka treguar se Aleanca me kohë ka thënë që duhet të miratohet ligji, duke shtuar se Daut Haradinaj ishte deputeti që inicioi formimin e ushtrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat