Cilët janë politikanët, që e kanë lënë Kosovën pa fytyrë?

Politika

Cilët janë politikanët, që e kanë lënë Kosovën pa fytyrë?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 7 mars 2017 Në ora: 17:22
Kuvendi i Kosovës

Shteti i Kosovës, nuk është pronë private e disa politikanëve, ai u përket të gjithë qytetarëve. Mirëpo, të ashtuquajturat “koka të mëdha” të politikës, po e konsiderojnë Kosovën pronë të tyre. Janë pikërisht ngecjet e Kosovës, gjatë viteve të pasluftës që konfirmojnë këtë konstatim.

Janë të njëjtat ngecje që janë përshkruar dhe në Raportin e fundit të Progresit.  Situata politike në Kuvendin e Kosovës, mungesa e dialogut në Kuvend nga ana e pozitës e opozitës, krijimi i bordeve të pavarura, ekonomia e dobët si dhe mungesa e cilësisë në fushën e arsimit, korrupsioni dhe krimi i organizuar, ishin disa nga kritikat që iu adresuan Kosovës në Raportin e Pogresit.

“Partitë duhet t’i kthehen debatit në parlament. Krijimi i institucioneve të pavarura dhe bordeve mbetet ende sfidë për Kosovën. Nuk ka ndryshime në sferën e ekonomisë, ka pak progres në këtë fushë. Nuk ka cilësi në arsim. Situata nuk ka ndryshuar aspak sa i përket kësaj çështjeje.

Është e qartë se duhet të bëhet shumë punë për të kaluar mangësitë e konsiderueshme për t’u anëtarësuar në BE”, ka thënë , gjatë prezantimit të Raportit të Progresit, shefja e BE-së për Kosovën, Natalya Apostolova.

Pyetja shtohet se si ende kanë fytyrë politikanët që kanë uzurpuar shtetin dhe dalin e flasin për përparime teorike, kur në të vërtetë asgjë s’ka ndryshuar? Në këto rrethana, djali i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari, ka thënë se Kosova nuk po udhëhiqet nga idealet e atyre që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, Kosovën e përfaqësojnë individë sikur e kanë harruar rrugën që na ka sjell këtu ku jemi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat