Luzerner Zeitung: Konflikti etnik në Maqedoni i pashmangshëm, ka zëra se shqiptarët do shpallin autonomi të njëanshme

Politika

Luzerner Zeitung: Konflikti etnik në Maqedoni i pashmangshëm, ka zëra se shqiptarët do shpallin autonomi të njëanshme

Nga: Fitim Dika Më: 7 mars 2017 Në ora: 20:11
Mbështetësit e ish partisë në pushtet VMRO-DPMNE. (Shkup, 6 mars, 2017)

Prej fillimit të publikimit të skandalit të përgjimeve në 2014, Maqedonia kalon nëpër një krizë të thellë politike, ndërsa gjendja është përkeqësuar pasi prej tre muajsh nuk krijohet qeveria e re, shkruan media e njohur zvicerane “Luzerner Zeitung”.

Zgjedhjet e 11 dhjetorit duheshte ti japin fund krizës politike, por rezultati i ngushtë doli kundër pritshmërive. Lideri i BDI, Ali Ahmeti sëbashku me dy parti tjera shqiptare kanë vendosur të koalicionojnë me social demokratët e LSDM me disa kërkesa që gjuha shqipe të jetë gjuha e dytë zyrtare në vend, më shumë autonomi për komunat shqiptare dhe pozicione më të mira në aparatin shtetëror. Shqiptarët që përbëjnë thuajse një të katërtën e dy milion banorëve, ndjehen akoma jo të barabartë me shumicën sllave. Lideri i BDI, Ali Ahmeti e paralajmëroi prej kohësh se “zgjatja e krizës politike mund të eskalojë në konflikt ndëretnik.”

Gruevski ka akuzuar Zaevin se është kthyer në marionetë të shqiptarëve dhe për të ndaluar Platformën shqiptare i ka ofruar 51 deputetët e tij për të krijuar qeveri me kryeministër Zoran Zaev. Por largimi i shqiptarëve nga qeveria do sjellte ndarjen e shtetit. Ka disa lajme se në perëndim të vendit mund të bëhet thirrje për më shumë autonomi dhe kjo mund të sjellte pretekstin për të marshuar armata maqedonase.

Në këtë situatë ka reaguar edhe Kremlini që akuzon perëndimin se me lëvizjet e tij po mbështet krijimin e Shqipërisë së madhe, duke bashkuar Shqipërinë me Kosovën, pjesën perëndimore të Maqedonisë dhe pjesë të Malit të Zi dhe Greqisë.

Artikulli më pas citon fjalimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që ka bërë thirrje që shqiptarët në këtë rast duhet të marrin fatin në duart e veta.
"Kriza politike në Maqedoni është në zgripin e shpërbërjes. Një konflikt i ri etnik mes sllavëve dhe shqiptarëve duket i pashmangshëm. Rusia dhe Shqipëria përzihen fuqishëm," përcjell botasot.info lajmin e Luzerner Zeitung shkruan nga Rudolf Gruber./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat