Tentativa për të përfshirë, “Ushtrinë”, në procesin e dialogut

Politika

Tentativa për të përfshirë, “Ushtrinë”, në procesin e dialogut

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 9 mars 2017 Në ora: 16:42
Forca e Sigurisë së Kosovës

Transformi i FSK –së, në Ushtri ka ndezur debatin nëse duhen ndryshimet kushtetuese apo mjafton vetëm ndryshimi dhe plotësimi për Ligjin Për FSK. Ndërsa partitë politike në Kosovë unanimisht mbështetën nismën e Presidenti Hashim Thaçi, nga ndërkombëtarët erdhën sinjale negative. Kjo gjë bëri që disa deputetë të lëshojnë alarmin që tema e  Ushtrisë të mos përfshihej në bisedimet e Brukselit.

Dërgimi i kësaj teme në Bruksel do të çonte dhe më tej në përfshirjen e Serbisë në formimin e Ushtrisë. Sikur të mos mjaftontë pengesa e Serbisë, nëpërmjet listës serbe, do të shtohej dhe një tjetër ndalesë që do t’i hiqte të drejtën Kosovës, për të patur Ushtrinë e saj. 

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, në debatin e KDI-së, ka komentuar dhe transformimin e FSK-së, teksa  ka thënë,  se çështjet që kanë të bëjnë me fuqizimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës nuk duhet të lidhen detyrimisht me procesin e dialogut në Bruksel. Kjo pasi sipas tij vetë shtytja e shtetit serb ndaj deputetëve të Kuvendit që janë pjesë e listës serbe  tregon se ata nuk e kanë vullnetin dhe gatishmërinë që të lejojnë ndryshime kushtetuese.

Ndërkaq, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur edhe një herë vendosmërinë për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, përmes ndryshimeve ligjore, meqë nuk ka pajtim të deputetëve serbë që kjo të bëhet përmes ndryshimeve Kushtetuese.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat