Demolli tregon se pse e përkrah presidentin për Ushtrinë

Politika

Demolli tregon se pse e përkrah presidentin për Ushtrinë

Më: 9 mars 2017 Në ora: 19:56
Ministri i FSK-së, Haki Demolli

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, flet për herë të parë pas vendimit të presidentit Hashim Thaçi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Ai ka mbrojtur këtë vendim të presidentit.

“Me këtë projektligj, FSK-së do t’i zgjerohen kompetencat”, shpjegon ministri që vjen nga radhët e LDK-së, i cili shton se bashkë me kabinetin janë duke e shikuar projektligjin që kur të vjen në rend dite në Kuvend, mos të ketë shumë nevojë për plotësime e ndryshime

Demolli beson se Thaçi çdo veprim për dhe rreth transformimit të FSK-së e ka bërë në konsultim me partnerët ndërkombëtarë

Sipas tij, i gjithë Grupi parlamentar i LDK-së do ta votojnë projektligjin.

“Nuk pres vota kundër, përpos atyre të Listës Serbe”, ka thënë për rtvdukagjinin ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat