Zemaj: Ushtria të bëhet duke ruajtur partneritetin ndërkombëtar

Politika

Zemaj: Ushtria të bëhet duke ruajtur partneritetin ndërkombëtar

Më: 9 mars 2017 Në ora: 21:45
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është çështje që i përket interesit nacional.

“Është e drejtë legjitime e popullit të Kosovës që ta ketë ushtrinë e vet. Është kërkesë që është trajtuar në dy tre vitet e fundit. Ky proces ka rrugëtimin e vet, qoftë nga brenda, qoftë me partneritetin ndërkombëtar, me në krye SHBA”.

Ai si i ftuar në Zona e Debatit ka thënë se partia ku ai bën pjesë është që transformimi i FSK-së të bëhet, por duke ruajtur edhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

“LDK është që FSK të transformohet duke ruajtur edhe partneritetin ndërkombëtar. Të jetë e pavarur dhe ta mbrojë sovranitetin e vendit. Insistimi im ka qenë që ne të kërkojmë që brenda nenin 126 të Kushtetutës së avancuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat