Bosët e krimit të veshur me pushtet

Politika

Bosët e krimit të veshur me pushtet

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 15 mars 2017 Në ora: 17:20
ilustrim

“ Këtu blihet vota, shitet vota, dhe ky krim natyrisht që sjell në pushtet kriminelët. BE-ja ka fjalë por jo fuqi, vetëm Amerika ka autoritet moral në Kosovë nga ana e ndërkombëtarëve.  Pra, në Kosovë është nevojë dhe shpresë Gjykata Speciale, ose vota e qyetatarëve. Shpresoj tek Gjykata që ajo të mund të pastrojë politikën nga krimi. Andaj, muk besoj se votuesi i Kosovës ka fuqi dhe e tregon fuqinë e tij, pasi votuesi nuk e vlerëson veten, ai e shet votën”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

Ndonëse Bashkimi Evropian ka kërkuar që të bëhet  sa më parë pastrimi i figurave politike me dosje kriminale dhe korruptive të cilët veprojnë në poste shtetërore, ende nuk është ndërmarrë asnjë hap, megjithëse flitet se  ky pastrim mund të bëhet vetëm me anë të Gjykatës Speciale. Të paktën, sipas njohësve të  çështjeve politike e juridike, të cilët  vlerësojnë se Kosovës i mungon ligji mbi pastërtinë e figurave politike. Ndaj, sipas tyre, kërkohet urgjentisht veprimi i Gjykatës Speciale sepse ndryshe në Kosovë, bosët e krimit të cilët, kanë dosje kriminiale, nuk do të hiqen dot, por do të vazhdojnë të kenë pushtet dhe të jenë kapo në shtet.  

Njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi ka vlerësuar, se kjo është një çështje shumë e thjeshtë dhe shumë e rëndë, nëse politika nuk vepron.

Sipas tij ,në Kosovë mungon ligji mbi pastërtinë e figurave politike, ndonëse kudo dhe në çfarëdo shteti vepron ky ligj. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat