Mesazhe për AKI –në: “Të lumtë dora, ujku do plumb”

Politika

Mesazhe për AKI –në: “Të lumtë dora, ujku do plumb”

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 15 mars 2017 Në ora: 17:39
ilustrim

Në Ligjet e Kosovës, përkatësisht në Kodin Penalë, neni 124, vepra penale  e tradhtisë , ndëshkohet me 15 vite burg, gjithnjë pasi arrin të provohet akuza. Por, në një kohë kur Kosova, është në një vit elektoral dhe në një vit ku priten të merren vendime që lidhen me të ardhmen e vendit, Ligjet janë zëvendësuar nga Kanuni. Institucionet që janë përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve të Kosovës, nuk kanë mundur ta parandalojnë një gjë të tillë.

Ngjarja e fundit, ku u krye atentanti ndaj Avokatit Azem Vllasi, e ku u përfol për një listë me emra që duhej të ekzekutoheshin e  ku në të  bënin pjesë krerët e shtetit,  tregon  dështimin e institucioneve të sigurisë dhe kryesisht të Agjencisë së Inteligjencës. Themelohet një grup i strukturuar kriminalë brenda territorit të Kosovës,  rrethohen kokat e krerëve  të shtetit për t’i eliminuar dhe AKI –ja, prêt që ndodhë një vrasje për të lëvizuar nga vendi. Ndërkaq, ndaj të dyshuarit  Murat Jashari,nuk kanë munguar urimet për veprimin që ai ka kryer. 

“Të lumtë dora. Ujku do plumb dhe jo pambuk! Dheu, i mbuloftë zhurmaxhinjtë dhe faqezinjtë pro-titistë/e, për gjithë këto reagime të poshtra, përse u godit një i poshtër, një zhurmaxhi, një avokat faqezi, që tërë jetën e tij e ka vënë në shërbim të armiqve dhe të tradhtarëve të shqiptarizmës dhe Shqipërisë”. Kështu urohet dhe përkrahet, në rrjete sociale Murat Jashari i dyshuari për atentatin ndaj Avokatit Azem Vllasi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat