Privatizimi i pushtetit, “ndez” luftën mes partive politike - Bota Sot
Privatizimi i pushtetit, “ndez” luftën mes partive politike

Politika

E martë, 25 shtator 2018

Privatizimi i pushtetit, “ndez” luftën mes partive politike

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 22 mars 2017 Në ora: 17:42
ilustrim

Haki Abazi, Drejtor i Fondacionit ‘Rockefeller Brothers’,  për Ballkanin Perëndimor, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se, sa herë që në pushtet vijnë njerëz që për qëllim kanë interesat personale dhe grupeve të ngushta të interesit, demokracia dhe institucionet bashkë me mekanizmat e llogaridhënies pushojnë së funksionuari dhe shteti zhytet në korrupsion, varfëri dhe përçarje.  

Kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga arritja e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e zi, me Serbinë, përkatësisht malin e zi, ndërsa subjektet politike si pozita ashtu edhe opozita, nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët, për procedimin e këtyre marrëveshjeve në Kuvend. Madje, për ta ndaluar një gjë të tillë, pati edhe protesta të dhunshme, me qytetarë të lënduar e dëme të shumta materiale.   

Veprimet përjashtuese të pozitës dhe opozitës, sipas njohësve të rrethanave politike në vend, kanë krijuar konflikte shoqërore, ndërsa përballja pozitë –opozitë, thuajse gjithnjë ka kaluar limitet e luftës politike.  Haki Abazi, Drejtor i Fondacionit ‘Rockefeller Brothers’,  për Ballkanin Perëndimor, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se, sa herë që në pushtet vijnë njerëz që për qëllim kanë interesat personale dhe grupeve të ngushta të interesit, demokracia dhe institucionet bashkë me mekanizmat e llogaridhënies pushojnë së funksionuari dhe shteti zhytet në korrupsion, varfëri dhe përçarje.  

 “Kjo ndodh, sepse përveçse në shumicën e rasteve udhëheqësit janë analfabetë. Ata  gjithashtu përçojnë mesazhe të urrejtjes dhe manipulojnë publikun duke i ndarë ata për t`i kontrolluar më lehtë dhe për të blerë lojalitetin e tyre shumë lirë”, ka thënë Abazi. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test