Krimi dhe politikanët, nën një strehë

Politika

Krimi dhe politikanët, nën një strehë

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 22 mars 2017 Në ora: 17:48
ilustrim

Italia, Anglia, SHBA –ja dhe Australia janë disa nga shtetet që kanë në fuqi ligjin për dekriminalizim, i cili pengon të inkriminuarit të jenë pjesë e institucioneve. Pavarësisht se ekziston Kodi Penal, të cilët i referohen të gjithë, ende në Kosovë, nuk ka ndodhur që  të inkriminuarit të qëndrojnë jashtë dyerve të institucioneve shtetërore. Përkundrazi, nëse ndjek seancat parlamentare, akuzat e deputetëve ndaj njëri-tjetrit apo edhe zyrtarëve të tjerë tregojnë për gjendjen e inkriminimit me vetëdije të institucioneve. 

Interesi për këtë ligj, është që në Parlament dhe në administratë në të ardhmen të mos ketë asnjë individ me një të kaluar kriminale. Në prag të zgjedhjeve  vendore, është kthyer në qendër të vëmendjes debati për pastrimin e politikës nga krimi. Të paktën nga njohësit e rrethanave politike.

Pasi  një pjesë jo e vogël e politikanëve, duket se nuk e shohin me sy të mirë një veprim të tillë. Arsyet që janë kundër, kanë lidhje me financimin e partive politike, apo dhe me të kaluarën e tyre. 

 Në zgjedhjet e fundit, sasia e parave e hedhur në fushatë, ka qenë jashtëzakonisht e madhe, saqë për një billboard apo zyrë elektoralë janë dhënë mijëra euro. E pas zgjedhjeve, të gjithë të imkrimuarit, e amnistuar nga drejtësia, e konsiderojnë pronën e shtetit si pronë të tyre private, pasi përfitojnë përmes tenderëve, por edhe në shumë mënyra të tjera. Në këtë mënyrë, dekriminalizimi duhej  të fillonte që me hetimin mbi prejardhjen e pasurisë, bazuar në një ligj të veçantë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat