“Ndryshe edhe sipas raporteve vlerësuese të Këshillit të EU-së, del se jo pak lëndë përkatësisht raste penale, civile e administrative të përmbajtjeve të ndryshme korruptivisht janë zhdukur ose janë parashkruar - vjetëruar për procedime. Rrjedhimisht del se së paku deri tani institucionet publike të vendit tonë kanë dështuar në shumë e shumë raste dhe situata. Edhe unë sikundër ju dhe shumë qytetarë kosovarë jam thellësisht i dëshpëruar dhe i zhgënjyer nga situata e tillë”, vlerëson analisti Riza Smaka.
Gjatë vitit 2012-2013 në periudhën e trancizionit, ka ndryshuar struktura organizative e prokurorisë dhe janë bartur disa lëndë. Në këtë rast thuhet të jenë asgjësuar disa lëndë të nivelit të lartë të korrupsionit dhe disa lëndë të krimeve të pasluftës.
Megjithatë e kontaktuar nga gazeta, Prokuroria nuk ka dhënë ndonjë përgjigje nëse kjo është arsyeja që shumë lëndë kanë mbetur pezull dhe të pazbardhura ende. Ndërkaq, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se prokuroria dhe gjykata kanë patur neglizhencë në trajtimin e lëndëve korruptive.
“Unë nuk jam në dijeni se janë asgjësuar lëndë, por e di se si nga prokuroria, ashtu edhe gjykata ka pas neglizhencë, por edhe mungesë vullneti e besa edhe guximi në trajtimin e lëndëve që për bazë kanë korrupsionin në nivele të larta politike”, ka thënë deputetja Pantina për “Bota sot”.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)