Nënkryetari i Prizrenit: Po të isha në vendin e Mujës do të dorëhiqesha

Politika

Nënkryetari i Prizrenit: Po të isha në vendin e Mujës do të dorëhiqesha

Më: 29 mars 2017 Në ora: 23:57
Prizren

Kjo për shkak se Muja po e mban postin edhe pse është i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pavarësisht kësaj, Kabashi që vjen nga radhët e AAK-së, e ka cilësuar të suksesshme bashkëqeverisjen me PDK-në në këtë komunë. Ai thotë se edhe pse Muja ka munguar në postin e tij, qeverisja e Prizrenit ishte në nivel me komunat tjera të Kosovës, por shton se Prizreni ka pasur ngecje ekonomike.

“Po të isha në vendin e Mujës, personalisht në situatë të tillë do të jepja dorëheqje”, ka thënë ai në Interaktiv.

“Relativisht ka qenë koalicion i suksesshëm. Nuk është mirë pa kryetar, por administrata tashmë ka një traditë të punës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat