Cili ka qenë shef më i mirë për Murtezajn, Thaçi apo Hoxhaj?

Politika

Cili ka qenë shef më i mirë për Murtezajn, Thaçi apo Hoxhaj?

Më: 4 prill 2017 Në ora: 08:27
Valon Murtezaj

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ndër çështjet për të cilat ka folur në “Ora e Fundit” është pyetur edhe me cilin nga ministrat e jashtëm ka pasur raporte më të mira, Hashim Thaçin sa ka qenë kryediplomat i Kosovës, apo Enver Hoxhaj që tash drejton ministrinë.

“Nuk jam në pozicion të vlerësojë. Bashëpunim kam të më madh me Hoxhajn sepse në kohën e Thaçit nuk kam qenë në ministri”, ka thënë Murtezaj.

“Me Hoxhajn kemi punuar direkt. Thaçi është figurë më e fuqishme politike, nuk e eskvoij përgjigjen”, ka pohuar Murtezaj.

“E rëndësishme është që politika e jashtme duhet të koordinohet ndërinstitucionalisht. Politika e jashtme është oqean dhe për Kosovën është e rëndësishme”, ka përfunduar Murtezaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat