Diaspora “tremb” të ndryshkurit e politikës së Kosovës

Politika

Diaspora “tremb” të ndryshkurit e politikës së Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 6 prill 2017 Në ora: 18:15
Shqiptarët SHBA

Dështimi i politikës në vend, ngecja e zhvillimit në të gjitha fushat e jetës, mos përfshirja, mos respektimi, dhe mos angazhimi i drejtpërdrejtë i potencialit me njerëzit e diasporës, kanë bërë që diaspora të mos inkuadrohet në politikë.

Analistët politikë vlerësojnë, se inkuadrimi i diasporës në politikën e Kosovës, është dashur të bëhet menjëherë pas luftës në Kosovë, meqë ata kanë ditur që të kontribuojnë në aspektin politik edhe para luftës, mirëpo sipas tyre, barrierat e krijuara për ta ishin determinuese që diaspora të mos ketë përfaqësim serioz në proceset politike Ata pohojnë, diaspora do të shërbente si urë lidhëse, promotorë dhe promovuese për të interesuarit e jashtëm, ku mërgimtarët do ta kishin edhe më të lehtë që ti hasin të tillët, nëpër vendet ku jetojnë dhe veprojnë.   Deputeti i VV-së Rexhep Selimi ka thënë, se jo vetëm që e përkrahin përfaqësimin e mërgimtarëve në Kuvend, por  edhe si  LVV,  e kanë ngritur këtë problem.

Sipas tij, mërgata shqiptare e Kosovës është e pa përfaqësuar në Kuvend dhe e përjashtuar edhe nga e drejta për votë.  “Në ndërkohë ata janë gjysma e kombit,por pushteti në vend që të kujdesej për mergatën është kujdesur për vendet e rezervuara dhe të garantuara të serbëve. Nëse një serb kudo në Serbi ka të drejtë të votojë dhe të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës, kjo e drejtë iu është mohuar shqiptarëve që janë jashtë po aq sa janë edhe brenda Kosovës. Prandaj,  në vend që të ketë vende të rezevuara e të garantuar për përfaqësuesit e Serbisë në Kuvendin e Kosovës duhet të ketë vende për mërgatën e Kosovës,  të cilës i është mohuar kjo e drejtë”, është shprehur deputeti Selimi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat