Kelmendi i kundërpërgjigjet Vuçiqit për idenë e “Jugosllavisë së re”

Politika

Kelmendi i kundërpërgjigjet Vuçiqit për idenë e “Jugosllavisë së re”

Më: 6 prill 2017 Në ora: 21:13
Ramiz Kelmendi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, i është kundërpërgjigjur idesë së presidentit të porsazgjedhur të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiqi është deklaruar për krijimin e një “Jugosllavie të re” në aspektin ekonomik.

Por, për Kelmendin kjo ide fare nuk çon peshë.

“Vuçiqi para se të japë ide të tilla duhet ta njoh shtetin e Kosovës fillimisht”, ka thënë Kelmendi për Rrokum TV.  “Idetë e tilla kanë vdekur moti. Duket se Vuçiqi ka lindur me 40 vjet vonesë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat