Këshilli Kombëtar i Nismës mbështet iniciativën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë

Politika

Këshilli Kombëtar i Nismës mbështet iniciativën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë

Më: 8 prill 2017 Në ora: 17:33
NISMA

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë të shtunën në Gjilan, se duke e parë mos realizimin e premtimeve nga partitë në pushtet, mos funksionimi i institucioneve, rritjen e mashtrimeve nga qeveria aktuale, si rezultat i këtyre, dhe shumë e shumë dështimeve tjera të kësaj qeverie, kanë ndikuar që NISMA për Kosovën të dalë me një iniciativë që nga Kuvendi të kërkohet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës.

Ai këto komente i bëri në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të NISMA-s në Gjilan. Në këtë mbledhje, të drejtuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi veç diskutimit rreth zhvillimeve të fundit politike, diskutimeve për gjendjen e rëndë ekonomike e sociale në vend, janë marrë edhe disa vendime tjera dhe janë miratuar dhe përkrahur disa iniciativa të Nismës.

Këshilli Kombëtar i NISMA’s, në këtë mbledhje miratoi Planin Strategjik të Nismës, për vitin 2017-2018, plan ky që për qellim ka të përcaktojë veprimet e Nismës për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm.

Po ashtu, Këshilli Kombëtar i NISMA’s ka miratuar dhe përkrahur fuqishëm iniciativën e kryetarit të NISMA’s, Fatmir Limaj, për mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie.

Këshilli Kombëtar ka kërkuar nga Grupi Parlamentar i Nismës, që në bashkëpunim me grupet tjera parlamentare opozitare dhe me deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës, sa më parë të fillojë procedurat që ky mocion sa më shpejt të jetë e mundur të futet në rend të ditës.

Kjo është një mundësi shumë e mirë që deputetët të mund ta thonë me votë se a janë për ndryshimin e kësaj qeverie apo jo, thuhet në një komunikatë për media.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar ka miratuar dhe përkrahur edhe disa iniciativa tjera të Nismës të cilat do të dërgohen shumë shpejt në Kuvend përmes grupit të deputetëve të Nismës.

Ndryshe, Këshilli Kombëtar i NISMA’s, ka diskutuar dhe ka marrë vendim që degët të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale, identifikimin e kandidatëve për asambletë komunale, dhe rritjen e volumit të punëve në teren, nga të gjitha degët e Nismës për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat