Kuvendi në udhëkryq për themelimin e FAK-ut

Politika

Kuvendi në udhëkryq për themelimin e FAK-ut

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 9 prill 2017 Në ora: 17:56
Pjestarët e FSK-së

Të premten në një letër dërguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i ka kërkuar që çështja e ushtrisë të mos futet në rend dite në Kuvend, derisa të sigurohet edhe përpjekja e fundit që transformimi i FSK të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ditë më parë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se pas kthimit të Listës Serbe në institucionet e Kosovës, do të shterren të gjitha mundësitë e bindjes së tyre për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. 

Sipas tij, çështja e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës, do të bëhet përpjekja e fundit për të siguruar përkrahjen e Listës Serbe që ky transformim të bëhet me ndryshime Kushtetuese.  Por të premten në një letër dërguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i ka kërkuar që çështja e ushtrisë të mos futet në rend dite në Kuvend, derisa të sigurohet edhe përpjekja e fundit që transformimi i FSK të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Në këto rrethana, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina ka thënë, se nuk është e njoftuar nëse Presidenti Thaçi ka tërhequr projektligjin, pasi ai nuk ka ardhur në Kuvend. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën  në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat