Zafa pyet: A është e lehtë të jetosh në kohën e idiotëve

Politika

Zafa pyet: A është e lehtë të jetosh në kohën e idiotëve

Më: 10 prill 2017 Në ora: 10:56
Zafir Berisha

Deputeti i NISMA’s Zafir Berisha, i njohur si Zafa, ka renditur një varg parregullësish të cilat thotë se po e mundojnë.

A është e lehtë të jetosh në kohën e idiotëve?

Të jetosh në kohën kur fundërrinat dhe idiotizmi zënë hapësirë në jetën publike dhe mediale nuk është e lehtë. Kjo nuk është e lehtë veçanërisht për ata të cilët asnjëherë Kosovën nuk e kanë menduar kështu:
-Kur presidenti i vendit mashtron publikishtë dhe nuk skuqet fare duke menduar se Kosova është pron private e tij.
-Kur kryeministri rren aq flliqur sa që premton atë që as vet nuk e beson.
-Kur legenat e qeveris së Kosovës në Bruksel përqafohen si me i pas vllezër prej nënës dhe babës me pasardhësit e Millosheviqit.
-Kur politikanet në media më shumë përshkruhen se sa janë seksi, se sa për vlera tjera.
-Kur studentja kushtëzohet nga profesori me shkuarje në shtrat.
-Kur spiuni bëhet patriot dhe shet mend se si duhet bëhet shteti.
-Kur dezertori shitet si komandant i UCK-së e komandanti mendon se Kosova është pronë e tij.
-Kur ai që ka dhënë gjymtyrët e trupit për këtë vend jeton i harruar dhe në mjerim si në mesjetë.
-Kur luftëtari i vërtet i UÇK-së ka mbetur në duart e dezertorit për tu verifikuar aktiviteti i tij ushtarak.
-Kur të vetë quajturit “analist” shesin mend duke menduar se vetëm ata dinë.
-Kur ai që ka dhënë qoftë 5 marka për Kosovën dikur në Gjermani, kurse në anën tjetër i ka vjedhur 500 mijë bëhet faktorë për shkak të vasalitetit ndaj politikës
-Kur hajduti i parasë publike respektohet nga qytetari /dhe quhet djali zoti/edhe pse dihet që është hajdut.
-Kur dikush nuk të përshëndet as në rrugë edhe pse dikur e ke ushqyer me bukë.
Kur analfabeti që ka diplomë me “vulë patate” është faktorë institucional.
-Kur hajnia,mashtrimi dhe prerja në besë /tradhëtia/ quhet politik bërje.
-Kur pacienti në spitale trajtohet si mall “kusuritje” dhe pë shërbime shëndetësore duhet bë pazar me mjekun si në tregë të plaqkave…
-Kur i jepet të drejtë , pa të drejtë edhe idiotit vetëm pse është faktorë në politikën ditore.
-Kur për një traktor dru shkon 2 vjet burg efektiv, e për 60 milion euro dënohesh 2 vite me kusht.
-Kur në emër të drejtësis bëhet padrejtësi
-Kur qytetari ankohet në polici për padrejtësi që i bëhet nga pushtetarët , polici i thotë mos u anko se nuk të del mirë.
-Kur nota kaluese në Gjimnaz jepet për 5 qebapë.
-Kur profesori i ndëshkon nxënësin vetëm pse prindi i tij nuk mendon politikisht sikur ai.
Pas gjithë kësaj që thash natyrshëm shtrohet pyetja: kur në këtë vend do të kthehet jeta normale dhe kur do të vlerësohen vlerat e mirëfillta, kur do të gjykohet i pa drejti dhe të vlerësohet i drejti, kur drejtësia dhe ligji do të jenë mbi të gjitha, kur amoraliteti nuk do të trajtohet si moral.
Kosova vazhdon të ecë në Orbitrekun e Top Shop-it!
Zafa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat