Pajaziti: Aida Dërguti e mbylli dje seancën pa i pyetur fare deputetët

Politika

Pajaziti: Aida Dërguti e mbylli dje seancën pa i pyetur fare deputetët

Më: 12 prill 2017 Në ora: 14:27
Zenun Pajaziti

Kuvendi i Kosovës po vazhdon të dështoi në miratimin e pikave të rendit të ditës, për shkak të mungesës së deputetëve në seanca apo mos pjesëmarrjes së tyre në votim.

Një skenar i tillë është parë edhe dje ku deputetët nuk arritën të miratojnë disa projektligje të mbetura nga seancat e fundmuajit mars.

Për këtë situatë të krijuar në Kuvend nga mungesa e deputetëve në shumicën e rasteve të koalicionit qeverisës PDK-LDK, kanë reaguar deputetë opozitarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile duke thënë se mënyra më e mirë janë zgjedhjet e parakohshme.

Por, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti ka thënë askush nga deputetët nuk mund t’i ikë përgjegjësisë që ka, pasi sipas tij është përgjegjësi e tyre që të merren më me temat në interes për vendin.

“Askush nuk mund t’u ikë përgjegjësive. Është përgjegjësi e jona me u marr me temat që kanë të bëjnë me  fatin e vendit tonë, më lëvizjen e lirë me proceset integruese, dhe nuk mund të mendojë askush që më zgjedhje mund të sigurojë një situatë të tillë”.

“Nuk besoj që dikush mund të kalkulojë që këtë përgjegjësi mund t’i anashkalojë duke shkuar në zgjedhje”, ka thënë Pajaziti.

Kuvendi i Kosovës dje ka dështuar të miratojë disa projektligje të mbetura nga seance e 30 marsit, në mungesë të votave, ndërsa që vazhdimi i seancës së re u ndërpre pas pyetjeve parlamentare, për shkak të mungesë së kuorumit, nga drejtuesja e seancës, Aida Dërguti.

Por, sipas Pajazitit të martën ka pasur deputetë të mjaftueshëm për të vazhduar seancën. Ai ka thënë se kryesuesja e seancës e ka ndërprerë atë pa u konsultuar me shefat e grupeve parlamentare.

“Në pikën në vijim  të vazhdimit seancës ka qenë një interpelancë në të cilën nuk kanë qenë as thirrësit e saj e as ata që është deshtë me u përgjigj në interpelancë”.

“Ma shumë se sa mungesa e votova  ka qenë edhe kjo një arsye, por drejtuesja e seancës ka vendos me mbyll pa pyetur deputetët. Ne kemi pasur informata që shumica e deputetëve kanë qenë në objektin e Kuvendnit”, është shprehur Pajaziti.

Kjo legjislaturë është vlerësuar si më dobëta. Ndërkaq që në vitin 2017 ka pasur shumë seanca të dështuara.

Sipas platformës votaime.org, gjatë këtij viti janë mbajtur vetëm 6 seanca, ndërsa janë miratuar 12 ligje, 23 në procedurë dhe 74 ligje janë në pritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat