Të inkriminuarit e politikës i ngrenë kurth Gjykatës Speciale

Politika

Të inkriminuarit e politikës i ngrenë kurth Gjykatës Speciale

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 prill 2017 Në ora: 16:46
ilustrim

Nëse Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme atëherë sigurisht se rrezikohet edhe shtyrja e aktakuzave në Gjykatën Speciale. Zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe Gjykata Speciale nuk mund të vallëzojnë bashkë, e rrjedhimisht as ta prekin në thelb njëra- tjetrën.Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike e juridike duke thënë, se ndërhyrja e gjykatës në këtë situatë ndikon në rezultatin e  zgjedhjeve,prandaj nuk rekomandohet të ndërhyjë.Sipas tyre, Qeveria nuk ka arritur të kalojë as Demarkacionin e as ta formojë Ushtrinë, e çështje tjetër e rëndë është edhe Asosacioni, sepse në këtë vorbull është jo e pritshme që të veprojë Gjykata Speciale.

Kaosi i brendshëm, kërcënon stabilitetin

Haki Abazi, njohësi i çështjeve politike dhe drejtor në Fondacionin “Rockefeller Brothers” për Ballkanin Perëndimorë,  ka thënë se të gjitha manovrimet dhe kompromiset e dhimbshme të panevojshme, janë bërë për të krijuar hapësirë veprimi për padënueshmëri dhe për t'i ikur drejtësisë duke ndërtuar një sistem patronazhi dhe kleptokracie. Sipas tij, Gjykata Speciale ashtu siç është edhe Gjykata e Hagës është politike dhe vepron nën urdhërat politike ndërkombëtare.

“Kaosi i brendshëm është kërcënim për stabilitetin rajonal dhe kjo është karta e fundit, por shumë e rrezikshme me të cilën është duke luajtur lidershipi politik”, është shprehur Haki Abazi. Ndërsa, njohësi i çështjeve politike Artur Roshi, ka vlerësuar,  se çështja e gjykimit të aktakuzave në Gjykatën speciale nuk është një gjë që nuk ka kohë të përcaktuar,  kur ndodh sepse drejtësia është një proces i vazhdueshëm dhe duhet të veprojë në mënyrë konstante që qytetarët ta shohin si garanci për të drejtat e tyre.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat