Drejtësia “mbytet” nga reformat e të inkriminuarve të politikës

Politika

Drejtësia “mbytet” nga reformat e të inkriminuarve të politikës

 Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 20 prill 2017 Në ora: 17:14
ilustrim

Shprehja e nevojës për reformë  në drejtësi  ka të bëjë me faktin se vetë sistemi  shoqëror në Kosovë, këto viteve të pasluftës dhe që nga koha  që kur u miratua Kushtetuta e Republikës, ka njohur zhvillime të dukshme, zhvillime të cilat kanë nevojë të mbështeten nga reforma të vazhdueshme edhe të sistemit të drejtësisë.

Dinamika e zhvillimit të shoqërisë  në të gjitha aspektet e kryesisht në në aspektin ekonomik dhe shoqëror, si dhe problematikat e shfaqura brenda sistemit kanë sjellë si prioritet  emergjent, nevojën për përshtatje të legjislacionit të institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë me pritshmërinë e shoqërisë në Kosovë.

Bëhet fjalë për elemente të tilla që ndikojnë në rritjen e integritetit të sistemit, në pavarësinë, efiçencën, besueshmërinë, transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e tij. Ndërkohë të gjitha këto kanë ndodhur, ndryshimet në legjislacione janë bërë, por  perceptimi dhe besimi i qytetarëve për funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe performancës së aktorëve institucionalë, por jo vetëm, të këtij sistemi ka kapur nivele gjithmonë e më të ulta vitet e fundit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat