Haziri thotë se as PDK'ja s'është e interesuar për prishjen e koalicionit

Politika

Haziri thotë se as PDK'ja s'është e interesuar për prishjen e koalicionit

Më: 20 prill 2017 Në ora: 21:48
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së ka thënë se nuk ka sinjale për prishje të koalicionit pasi PDK-ja po mundohet ta ruajë partneritetin e koalicionit.

“Edhe më tutje ne qeëndrojmë në parimin që kryesia e PDK-së jep angazhime politike që të ruhet partneriteti i koalicionit. Ende nuk ka sinjale për prishje të koalicionit”.

“Nëse vijmë në rrethana zgjedhjesh të jashtëzakonshme, ato shkaktohen për 40 ditë. Presidenti është i obliguar ta respektojë kushtetutën”, ka thënë Haziri.

“Atëherë duhet shikuar tash nëse zgjedhjet japin zgjidhje”.

Haziri i cili është i ftuar në Zona e Debatit ka thënë që marrëveshja parimore e partnerëve të koalicionit parasheh që zgjedhjet të mbahen në qershor të vitit 2018.

Nënkryetari i  LDK-së ka theksuar se nuk janë kundër zgjedhjeve.

“Jemi në një rrethanë politike që dëgjohen zëra individësh, që vijnë nga PDK e që janë deputetë e të cilët e duan prishjen e koalicionit. Në asnjë mënyrë nuk jemi kundër zgjedhjeve. Kuvendi është ngulfatë, por nuk do të thoja edhe Qeveria”, ka thënë Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat