Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Politika

Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Më: 25 prill 2017 Në ora: 07:27
Kuvendi i Kosoves

Gjatë ditës së sotme janë paralajmëruar mbledhjet e zakonshme të pesë komisioneve parlamentare, shkruan Indeksonline.

Këto janë komisionet që mblidhen:

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Shoqëritë tregtare, me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

 Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Raportit të tremujorit të parë financiar për vitin 2017 të Radiotelevizionit të Kosovës dhe të Programit të shpenzimeve të RTK-së për periudhën prill-qershor 2017 si dhe shqyrtimi i kërkesës së Qeverisë së Kosovës për konsultim më Komisionin për Buxhet dhe Financa, lidhur me Vendimin e Qeverisë për vendosjen e normës së tatimit të akcizës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, do të shqyrtohet Raporti vjetor i punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit, për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2,  ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të bëhet shqyrtimi i raportit vjetor i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Dixhitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 12:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat