AAK: Qeveria Mustafa bashkë me Murat Mehën duhet të shkojnë

Politika

AAK: Qeveria Mustafa bashkë me Murat Mehën duhet të shkojnë

Më: 25 prill 2017 Në ora: 10:41
ilustrim

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka thënë se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Isa Mustafa duhet të shkojë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se dështimi i Qeverisë e ka dëmtuar liberalizimin e vizave dhe proceset tjera integruese.

Ky është postimi i tij i plotë:

Qeveria e Kosovës ka dështuar rëndë në procesin e demarkacionit me Malin e Zi. Ky dështim e ka dëmtuar edhe procesin e liberalizimit të vizave dhe proceset tjera integruese. Në vend se të derd?lliset nepër Europë. Kryeministri Mustafa më mirë të shkarkoj Murat Mehën si hap i parë drejt zgjidhjes së demarkacionit. Asnjë njeri nuk mund ta amnistoj Murat Mehën nga defektet profesionale siç nuk mund të amnistohet politikisht as Isa e as Hashimi. Është i domosdoshëm krijimi i komisionit të ri shtetëror për demarkim ashtu siç është e domosdoshme një Qeveri e re e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat