“Përse gënjeu Hashim Thaçi”?

Politika

“Përse gënjeu Hashim Thaçi”?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 28 prill 2017 Në ora: 19:15
Presidenti i vendit Hashim Thaçi

“Mendoj, se ai duhet të dalë para popullit e të deklarohet se përse vallë gënjeu kur tha se ishte marrë veshë me aleatët tanë, në këtë rast me SHBA-të, dhe me Bashkimin Evropian. Kjo rrenë e një presidenti i cili me veprimet e tija e ka dëmtuar rëndë Kosovën, me një iniciativë e cila kundërshtohej nga aleatët tanë, të cilët për çdo ditë dilnin para mjeteve të informimit dhe e kundërshtonin, kurse në anën tjetër Presidenti sillej sikur nuk është duke i dëgjuar fare, por vazhdonte me avazin e tij. Tani me këto veprime të  të parit të Shtetit, mendoj se para botës kemi dalë se jemi fare joserioz, por edhe nuk dimë ta respektojmë aktin më të madh legjislativo-juridik të këtij shteti e që është Kushtetuta”, ka thënë Ajet Avdyli.

Këtyre ditëve çështja e themelimit të ushtrisë së Kosovës duket sikur ka rënë në heshtje. Pas zhurmës që u bë me propozimin e Presidentit të vendit Hashim Thaçi, që me anë të ndryshimit të ligjit për FSK-në, të themelohet Ushtria e Kosovës, thuajse askush nuk flet më për mënyrën se si Kosova do të mund të ketë Ushtrinë e saj.  Tashmë është bërë e qartë se Ushtria e Kosovës, mund të formohet vetëm me anë të ndryshimeve Kushtetuese, të cilat i kundërshton Lista serbe në Kuvendin e Kosovës.   Presidenti i vendit nuk arriti që t`i bindë partnerët e ndërkombëtarë, NATO-në, BE-në dhe SHBA-të, që Ushtria të bëhet pa ndryshime kushtetuese.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat