Gashi i pavendosur, pret se cili version i demarkacionit do të procedohet në Kuvend

Politika

Gashi i pavendosur, pret se cili version i demarkacionit do të procedohet në Kuvend

Më: 5 maj 2017 Në ora: 19:35
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi është ende në pritje se cili version i Demarkacionit do të procedohet nga Qeveria të hënën për në Kuvend.

Në një përgjigje për media, ai ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ende nuk dihet se a do të ndryshojë versioni i Demarkacionit, apo cili do të procedohet.

“Nuk dihet se çfarë vjen në Kuvend. Të hënën mbahet mbledhja e Qeverisë dhe ende nuk dihet se a do të ndryshojë diçka”, ka thënë Gashi.

Ai ka lënë të kuptohet se po e pret nëse do të procedohet versioni që është propozuar nga deptuetët e LDK-së.

Sipas atij propozimi marrëveshja do të miratohet, por me kusht që pas një viti ajo të rishikohet.

Opozita e ka kritikuar ashpër vendimin e  kryeministrit Mustafa, që Demarkacioni të shkojë në Kuvend para mocionit të mosbesimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat