Politika, streha që mbron kriminelët

Politika

Politika, streha që mbron kriminelët

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 7 maj 2017 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Se ka të inkriminuar në politikë, nuk është  ndonjë risi, por konfirmimi nga vetë radhët e politikës, vërteton se jetojmë në një vend, ku Prokuroria ekziston vetëm në Kushtetutë dhe ligje apo edhe si objekt. Ka qenë kryeministri  Isa Mustafa, i cili ka përmendur  faktin se njerëz që kanë probleme me ligjin, janë pjesë e politikës së përditshme. Ky reagim i Kryeministrit, ka ardhur pas mocionit të Opozitës për  rrëzimin e Qeverisë.

Thënë ndryshe, nga njerëzit që kanë probleme me ligjin po varet fati i qytetarëve të Kosovës, ndërkohë, që Prokuroria, fle mbi statistika, pa guxuar  t’iu afrohet institucioneve të shtetit, që dyshohet se janë mbushur me njerëz të inkriminuar. Në këto rrethana, qytetarët janë vënë para një dileme, se kujt t’i besojnë. Pasi edhe nëse rrëzohet Qeveria, a mund të zhduket krimi nga politika? A do të largohen të inkriminuarit, apo pushteti do të vendoset në duart e tyre?

Fakti që partitë politike, po mbahen peng i një mentaliteti të vjetër që ka uzurpuar çdo gjë në Kosovë, tregon se edhe për një kohë të gjatë krimi do të fle në gjirin e politikës. Madje kjo e fundit, është bërë  streha më e mirë për kriminelët. Një ditë pas dorëzimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar , duke shpalosur fakte inkriminuese.

Në reagimin e Mustafës thuhej, se asnjë mocion kundër Qeverisë nuk i shpëton ata që mendojnë të plaçkisin 30 milion euro nga Telekomi i Kosovës, ata që ia bënë shtetit faturën e pasaportave mbi 5 milion euro apo ata që shpresojnë se do ta plaçkisin shtetin edhe përmes Axosit, nëse kjo Qeveri bie.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat