Konfirmohet: Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu në listën për deputetë të Vetëvendosjes

Politika

Konfirmohet: Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu në listën për deputetë të Vetëvendosjes

Nga: A.Zh Më: 19 maj 2017 Në ora: 21:37
Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari, Dardan Sejdiu, do të jenë pjesë e listës së kësaj partie për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Lajmin e ka konfirmuar vet Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, shkruan Bota sot.

Ai ka thënë se nëse prania e tij dhe Sejdiut e rrit lëvizjen edhe për një votë, mudn të sjellin ndryshimin.

Reagimi i plotë:

Kosova gjendet para një sfide të madhe e cila mund të kthehet në fitore të madhe për qytetarët e saj. Lëvizja VETËVENDOSJE është rruga e cila Kosovën mund ta çlirojë nga krimi dhe ta dërgojë drejt progresit dhe zhvillimit.

Duke ditur rëndësinë e kësaj gare dhe peshën e çdo vote e cila mund të sjellë ndryshimin, Lëvizja VETËVENDOSJE ka marr vendim që në këtë betejë të përdorim të gjitha resurset pa kursim. Bashkë ne të gjithë kemi vendosur si udhëheqësi komunale të angazhohemi maksimalisht në këtë garë, prandaj edhe unë edhe nënkryetari edhe disa drejtorë kemi vendosur të jemi në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Në qoftë se prania jonë në listë e rrit lëvizjen edhe për një votë, atëherë ja vlen. Të gjithë ata të cilët pajtoheni me punën tonë të vazhdueshme në Prishtinë e që nuk do të ndalet, të gjithë ata të cilët pajtoheni me qëndrimet tona e të cilat do ti shprehim në çdo forum, dhe të gjithë ata të cilët pajtoheni me angazhimin tonë e i cili veçse do të shtohet, ju ftoj të na përkrahni. Mos thuani se vota juaj ska rëndësi me arsyetimin se është vetëm një, sepse ne thellësisht besojmë se ne jemi shumicë, por na duhet çdo votë. E çdo votë për Lëvizjen është votë e ndryshimit./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat