Adem Grabovci u tërhoq vullnetarisht nga lista e PDK-së për deputetë

Politika

Adem Grabovci u tërhoq vullnetarisht nga lista e PDK-së për deputetë

Më: 20 maj 2017 Në ora: 22:48
Adem Grabovci

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në koalicion me AAK-në dhe Nismës për Kosovën mbrëmë i kanë dorëzuar listat e 110 kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Mirëpo, mediat marrin vesh se befasisht në këtë listë nuk është emri i Adem Grabovcit, njeriut që për tri katër legjislatura ishte pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Burime të mediave brenda PDK-së bëjnë të ditur se Grabovci ka qenë listë, mirëpo me kërkesë të tij është tërhequr për t’i lënë vend të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat